Saranda mirëpret mijëra turistë, por s’ka vende parkimi

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Nga:Denis Tahiri

“Është e pamundur të gjesh vend parkimi nëse e leviz njëherë makinën”, shprehet Spirto, 37 vjeçar, makina e të cilit lëviz shumë rrallë nga vendparkimi poshte palltit gjatë muajit korrik dhe gusht në Sarandë.

Në qytetin bregdetar, I cili ka të regjistruar rreth 56 mijë banorë, por që sipas faqes zyrate të bashkisë jetojnë jo më shumë se 32 mijë banorë, pasi pjesa tjetër jeton dhe punon në emigracion, sapo temperaturat fillojë të rriten, e turistët fillojë të popullojë qytetin, vështirësia për gjetjen e një vendi parkimi bëhet pjesë e përditshmërisë.

Kudo nëpër qytet syri të sheh automjet të parkura në çdo vend që mund të ketë një hapësirë, nuk ka rëndësi nëse parkimi është I lejuar apo jo. Mjetet me bllokazh ndezur janë të pranishme pranë supermarketeve ose hapësirave të tjera që kanë aktivitet tregëtar, duke u bërë jo rrallë herë edhe shkaku për trafikun e rënduar në qytet.

Është e pamundur të arrisht të gjesh vende parkimi. Shumica e klienteve qe vinë në restorantin tonë vinë me këmbë nga shëtitorja, pasi nuk ka një meter vend ku të parkosh, qoftë edhe me pagesë”, thtoë pronari 46 vjeçar i një restoranti buzë shëtitores së qytetit.

Por ky nuk është një problem i lokalizuar në qytetin lagje të veçanta të qytetit të Sarandës, por një problem i cili shtrihet në të gjithë qytetin. Rruga kryesore nga e cila lë qytetin është me tre korsi, ku dy janë të dedikuar për ata që ikin nga qyteti dhe një për ata që vinë. Por edhe pse janë dy korsi të dedikuara, faktikisht vetëm një është funksionale, pasi korsia tjetër, është e bllokuar nga automjetet që parkojnë.

Gjatë sezonit turistik edhe ne jemi me fleksibel, nuk para vendosim gjoba, pasi ka aq shumë automjete që vinë si pasojë e turizmit saqë nuk ka vende parkimim. Rastet në të cilat ndërhyjmë, janë rastet që shkaktohet trafik”, thotë një punonjës i policisë rrugore, i cili nuk pranon të identifikohet.

Ndonëse kjo zgjidhje është diçka provizore, problem mendohet të bëhet edhe më I madh me rritjen e fluksit të tursitëve. Aq më tepër kur objektivi i bashkisë së Sarandës është ta shndërrojë atë në një destinacion kryesor turistik për gjithë rajonin.

 Zgjidhje të premtuara, por në terren është bërë shumë pak

Në një spot të publikuar gjatë fushatës elektorale për bashkinë e Sarandës, kryetari aktual i saj, Oltion Çaçi shprehej se: “Do fokusojmë energjitë tona në zhvillimin urban , duke i dhënë njëherë e mirë zgjidhje problemit 20 vjeçar të parkimit.”

 Por zgjidhje për këtë problem disa dekadësh nuk ka premtuar vetëm kryebashkiaku aktual, por sfidë e cilësonte edhe ish- kryebashkiakja e qytetin Florjana Koka, e cila në një intervistë të dhënë për mediat në shtator të vitit 2016, parkimet do ti cilësonte si sfidë.

“Është një ngërç që vazhdon të krijojë vështirësi në qarkullim ende pa nisur mirë sezoni veror. Lehtësimit të situatës së rënduar me parkimet, i kemi ndihmuar duke vendosur për herë të parë këtë verë parkimet me pagesë në rrugët kryesore, duke shpresuar se kjo do të kufizojë nxjerrjen e automjeteve nga vendasit, që nuk e kanë të domosdoshme, pasi Saranda, me gjithë rritjen dhe zgjerimin e viteve të fundit, mbetet një qytet që përshkohet edhe më këmbë pa u lodhur”,  shprehej ajo në atë kohë.

Në 21 maj, Ministrja e Turizmit, zonja Mirela Kumbaro, do ta risillte në  vëmendje gjatë një inspektimi, sfidën që Saranda ka me mungesën e parkimeve.

Policia bashkiake ka marrë të drejtën dhe kompetencën për të ushtruar gjithë aplikimin e gjobave qoftë për shkeljet e troturareve, mosrespektimin e parkingjeve apo të parkimit në rrugët atje ku është paracaktuar apo për ndotjen e mjedisit. Nuk do të falim njeri”, u shpreh ajo.

Ajo shprehet se si zgjidhje e mundshme është transporti publik. “Në rastet e ngjshjeve urbane, shpëtimi është gjithmonë te transporti public, kryesisht ai me shina, pra mund të jetë trami, por edhe autobuzës që mund të zhvendosin qytetarët nga qyteti drejt plazhit”, shprehet ajo duhet shtuar se levizja e qytetarëve gjatë sezonit turistik në Sarandë, është drejtë plazheve dhe transporti public mund të shërbejë për të ulur numrin e përdoruesve automjetëve privatë.

Rialokimi i mjete private në hapësira jo domosdoshmërisht brenda qyteti, mund të jetë një zgjidhje sipas urbanistes Musaj. “Saranda përvec potencialit që ka në kodrat buzë detit, ka edhe potencial në anën tjetër të qytetit, i cili mund të ketë hapësira për të vendosur këtë flotë të madhe automjetesh që vijnë nga turistët”, thotë ajo, duke shtuar se për këtë duhet kaluar në një strukturë dhe një planifikim tjetër qyteti, me lëvizje të gjelbër apo lëvizje këmbësore ose me dyrrotak.

 Nga ana tjetër, parkimet nëntokësore mund të japin një zgjidhje për momentin, por që nuk mund të arrijnë të përballojë flikset e medha të qarkullimit që ka qyteti sipas saj. “Mundt ë jetë një zgjidhje afatshkurtër në kohë por nuk ka për ta zgjidhur problemin. Mund ta lehtësojë disi në vende të caktuara por edhe ato krijojnë nyje të tjera problematike në qytet”, shprehet Musaj duke shtuar se me një zgjidhje të tillë qyteti I hiqen edhe ato pak hapësira që kanë ngelur dhe kjo do të ishte me pasoja shumë më të mëdha.

 Ndërkohë që numri i qytetarëve në Sarandë rritet me disa dhjetra herë gjatë stinës së verës, problematika e parkimeve vijon të mbetet një problematike e mbartur prej dekadash. Premtimet për gjetjen e një zgjidhjeje duket se mbeten lartg të berit realitet.

 

 

 

 

Më të lexuarat