Në tetor të këtij viti do të nisë censusi për regjistrimin e popullsisë në të gjithë Shqipëri, pjesë e saj janë Romët dhe Egjiptianët.
Censusi i vitit 2011 u shoqërua me një sërë problemesh. Si pasojë e parregullsive dhe mungesës së pjesëmarrjes në masë të pakicave kombëtare Romë dhe Egjiptianë janë raportuar shifra jo reale. Romët janë raportuar vetëm 8301, ose vetëm 1/8 e popullatës reale Rome. Sipas të dhënave të disponuara nga OSHC-të numri i Romëve numri luhatet nga 80’000 deri në 120’000. Nga pakica egjiptiane janë raportuar vetëm 3368. Ndërkohë sipas organizatave nga kjo pakicë, Ballkano-Egjiptianë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë arrijnë shifrën e rreth 300’000 banorëve.
Por rezultatet e Censusit të vitit 2011 janë lehtësisht të kundërshtueshme. Sipas një studimi të realizuar nga Soros në vitin 2014 është realizuar Censusi “Banesat dhe Popullata Rome në Shqipëri dhe sipas informacioneve të mbledhur rezultojnë se 18.276 rom jetojnë në Shqipëri, edhe organizata Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome gjatë një censusi të zhvilluar në Elbasan dhe Korçë për egjiptianët raportuan rreth 13.749 anëtarë të minoritetit Egjiptian (Elbasan 5561 dhe Korçë 8188).
Instituti i Statistikave zhvilloi në tetor 2021, censusin pilot në disa zonë në Shqipëri, organizatat e shoqërisë civile Rome dhe Egjiptianet kërkuan që në këtë proces të ishin pjesë, përfaqësues të minoriteteve në terren për të marrë të dhëna të sakta pasi sipas tyre “të dhënat nuk janë të sakta lidhur me popullatën rome dhe egjiptiane, ka mungesë të dhënash demografike nga pushteti vendor, në censusin e kaluar, qytetarët Romë dhe Egjiptianë hasën problematika për të kuptuar termat e përdorura nga intervistuesit në lidhje me pyetjet për etninë”.
Politimi i Censusit nuk u realizua në zonat ku kishte popullsi Rome dhe Egjiptiane dhe nuk u mundësua një studim i cili mund të nxirrte në pah pengesat që mund të dalin gjatë zhvillimit të censusit.
Ferdiola Tare tha për Cra se: Ka pasur raste gjatë pilotimit të censusit, është dashur ndërhyrja e aktivistëve për të lehtësuar punën e intervistuesëve të terrenit tek familjet rome dhe egjiptiane për shkak të gjuhës së përdorur, qëndrimit apo mungesën e njohjes, formimit dhe kulturës, ka ndodhur që familjet të refuzojnë për t’u përgjigjur intervistuesëve, dhe në këtë rast është dashur ndërhyrja e aktivistëve në mënyrë që mos të ngelin pa regjistruar familjet rome dhe egjiptiane në zonat që ishin duke mbledhur të dhënat.
Community Reporters Albania me herët në vitin 2020 raporti për nisjen e censusit në vitin 2022 por gjatë komunikimeve me Instat sesi do të regjistroheshin romët dhe egjiptianet ata thanë se:
Kriteret dhe mënyrat që do të ndiqen për numërimin e popullsisë së minoriteteve në Shqipëri, përfshirë dhe minoritet Rome dhe Egjiptiane bazohet në deklarimin e lirë dhe vullnetar të individëve, mbështetur në Rekomandimet për Zhvillimin e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020 nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën, të cilin mund ta aksesoni në linkun në vijim: https://ëëë.unece.org/fileadmin/DAM/stats/publications/2015/ECECES41_EN.pdf
Qendra T’REJA dhe Roma Versitas Albania publikuan një raport për përgatitjen për censusin kombëtar 2022 në Shqipëri për Romët dhe Egjiptianët.
Raporti vëren problematika të theksuara në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, por edhe mangësi të tjera gjatë pilotimit të censusit në vitin 2021 ku u zbatua në zona ku nuk jeton popullsia rome dhe egjiptiane. Sipas raportit duhet të Instituti i Statistika duhet të përfshijë përfaqësues të pakicave kombëtare si një njohës të mirë të komunitetit por edhe për të ofruar të dhëna të saktë për minoritetet.
Ferdiola Rushiti, drejtoresha e Qendrës Treja tha për Community Reporters se:Censusi është një nga proceset më të rëndësishme për zhvillimin, integrimin dhe përfshirjen për romët dhe egjiptianët dhe si i tillë ne i kemi kushtuar rëndësi të veçantë dhe të drejtpërdrejtë të gjithë procesit duke filluar gjatë pilotimit të cencusit gjatë vitit 2011.Ne do të jemi në bashkëpunim me Instat për ta nxitur të përfshijë intervistuesit, monitorues pjestarë nga komuniteti Rom dhe Egjiptian të cilët njohin dhe punojnë me familjet rome dhe egjiptiane, kjo për disa arsye së pari do të jetë mundësia për të shmangur keqkuptimet që mund të lindin nga intervistimi në terren sepse ndikon përdorimi i një gjuhë sa i më thjeshtë dhe i qartë për të shmangur keqkuptimet që lindin gjatë këtij procesi nga ana tjetër është e rëndësishme që njerëzit të jënë të vetëdijshëm dhe të mirë informuar për vlerën që ka i gjithë regjistrimi dhe çfarë ndryshimi apo impakti ka në jetën e tyre.
Censusi 2022 do të ndihmojë Pakicat Kombëtare të kënë një vizion më të qartë përsa i përket integrimit të tyre në shoqëri, Ferdiola shton se:ky është një fakt shumë i rëndësishëm, regjistrimi dhe dhënia e informacionit do të ndihmojë shumë për të kërkuar më pas hartimin e politikave, për të nxitur institucioneve vendimarrëse në përfshirjen e të dy grupeve në të gjithë proceset vendimarrësë, gjithashtu është e rëndësishmë për të shmangur atë që çfarë ka ndodhur në 2011, ku numri i familjeve rome dhe egjiptianeve ka dal shumë i ulët në krahasim me numrin që është në Shqipëri.
Raporti që kanë hartuar Qendra T’REJA dhe Roma Versitas Albania rekomandojnë Institutin e Statistikave që:
1-Të angazhohen intervistues nga pakica Rome dhe Egjiptiane.
2-Intervistuesit rom dhe egjiptian të vendosen në zonat ku ka popullsi nga komuniteti
3-Të trajnohen intervistuesit që do të angazhohen në terren.
4-Intervistuesi duhet të përfshijë automatikisht persona që vetdeklarohen me terma denigrues (Jevg, Gabel) si persona që i përkasin Pakicës Kombëtare Rome ose Egjiptiane.
5-Organizimi i fushatave ndërgjegjësuese në komunitetet Rome dhe Egjiptiane për t’u vetdeklaruar sipas përkatësisë së tyre etnike.