Intervistë me Institucionin e Statistikave për Censusin e vitit 2020
Regjistrimi i popullsisë në vend pritet të fillojë vitin 2022, por termeti dhe pandemia vonuan 2 vite Institutin e Statistikave të fillonte Censusin në vitin 2020.
Qendra Community Reporters Albania u interesua pranë institucionit për të kuptuar se si do bëhej regjistrimi i popullsisë rome dhe egjiptiane, kush janë kriteret dhe mënyra e identifikimit.
Kush janë kriteret dhe mënyra që do të ndiqet për regjistrimin e popullsisë së minoriteteve në Shqipëri, veçanërisht për Minoritetin Rom dhe Minoritetin Egjiptian?
Kriteret dhe mënyrat që do të ndiqen për numërimin e popullsisë së minoriteteve në Shqipëri, përfshirë dhe minoritet Rome dhe Egjiptiane bazohet në deklarimin e lirë dhe vullnetar të individëve, mbështetur në Rekomandimet për Zhvillimin e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020 nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën, të cilin mund ta aksesoni në linkun në vijim: https://www.unece.org/fileadmin/DAM/stats/publications/2015/ECECES41_EN.pdf
Kur do të nisë procesi i regjistrimit të popullsisë?
Si pasojë e ngjarjeve të fundit në vendin tonë si termeti dhe pandemia Covid-19 ishte e pamundur zbatimi i aktiviteteve të planifikuara për kryerjen e Censit në vitin 2020, prandaj INSTAT së bashku me asistencën teknike po rishikon kalendarin e aktiviteteve të Cens, duke planifikuar shtrirjen e tyre deri në vitin 2022, duke qenë se viti 2021 është një vit elektoral ku sipas rekomandimeve duhet të shmanget kryerja e Censusit.
A janë kryer konsultime publike me grupet e interesit në lidhje me minoritetet, nëse jo kur është menduar që do të zhvillohet ?
Gjatë vitit 2019 janë kryer disa takime pune dhe konsultime me grupet e interesit. Ndër to ka qenë edhe takimi me përfaqësuesit e minoriteteve Në këto tryeza të rrumbullakta është prezantuar draft pyetësori i Censit dhe janë marrë në konsideratë opinioni i tyre dhe reflektuar në pyetësor sa i takon ndërtimit të pyetjeve për minoritetet dhe alternativave të listuara, të cilat kanë edhe opsionin e zgjedhjes për të mos u përgjigjur.