Raporti i AWEN/Më shumë vëmëndje për grupet sociale në përfaqësimin politik

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri AËEN publikoi ditëm e sotme raportin analitik “Përfaqësimi politik dhe pjesmarrja e grupeve të nënpërfaqësuara në procesin zgjedhor”

Sipas AËEN, analiza është kryer me grupet e nënpërfaqësuara për gratë, të rinjtë, minoritetet Rome dhe Egjiptiane, LGBTIQ+ dhe persona me aftësi ndryshe, promovimi dhe sigurimi i pjesmarrjes dhe përfaqësimit politik për grupet sociale mbetet një sfidë e vazhdueshme, sipas raportit ata ende nuk janë në gjendje të marrin pjesë apo të përfaqësojnë interesat e tyre në institucionet dhe proceset demokratike.

Gjetjet kryesore të ketij raporti lidhen me partitë politike në vendin tonë, ata kanë parime dhe dispozita të rëndësishme për promovimin e barazisë gjinore, por mungojnë strategjitë për fuqizimin e të rinjve dhe grave. Partitë politike nuk kanë dispozita të dedikuara në statutin e tyre për grupet si minoritetet, lgbtiq, personazhet me aftësi ndryshe etj.

Sipas raportit, pjesmarrja politike nga Minoritetin Rom dhe Egjiptian mbetet shumë e ulët, diskriminimi është ende një çështje që i ndalon ata të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në jetën politike. Aktualisht ka mungesë të mekanizmave efektivë për të inkurajuar dhe siguruar pjesmarrjen e barabartë të grupeve minoritare në procesin zgjedhor.

Edhe pse nuk ka barriera ligjore për përfaqësuesit e grupeve të nënpërfaqësuara për të kandiduar për poste politike, një serë pengesash shoqërore dhe individuale i pengojnë ata të konsiderojnë një kandidim për post.

Ndër gjetjet e raportit, theksohet se partitë politike kanë mungesë transparence sesi po ndajnë fondet që marrin nga shteti për funksionim dhe fushata të rregullta, sipas raportit nuk ka mekanizma të qëndrueshëm për financimin nga grupet në nevojë, nuk ka programe të qëndrueshme trajnimi që synojnë rritjen e financimit dhe aftësive për kandidatët që u përksain këtyre grupeve sociale.

Raporti rekomandon se Partitë Politike duhet të miratojnë struktura të brendshme demokratike, ligjet mbi partite politike duhet të marrin në konsideratë përfshirjen e dispozitave që synojnë veçanërisht rritjen e pjesmarrjes politike të përfaqësuesëve nga grupet sociale veçanërisht për përfaqësuesit Rom dhe Egjiptian, LGBTIQ+, personat me aftësi ndryshe dhe të ofrojnë mbështetje dhe burime specifike për të siguruar pjesmarrjen e tyre të barabartë në zgjedhje.

Raporti rekomandon që institucionet publike duhet të sigurojnë që ligjet për partitë politike dhe legjislacioni përkatës i lidhur me zgjedhjet të mos demtojnë në mënyrë përfaqësuit e grupeve të nënpërfaqësuara.

Raporti gjithashtu rekomandon që mediat duhet të sigurojnë mbulimin me ndjeshmeri gjinore të zgjedhjeve, duke shmangur steriotipet negative dhe duke paraqitur imazhe pozitive të grave si lidere.

Duhet të paraqesë një përshkrim më të saktë dhe të detajuar të individëve me prejardhje të ndryshme dhe të kontriboujë në mënyrë aktive në shembjen e steriotipeve duke portretizuar grupet e nënpërfaqësuara në politikë në një mënyrë shumëdimensionale dhe pozitive.

Për të lexuar gjetjet e këtij raporti klikoni këtu: Raporti AWEN

 

 

Më të lexuarat