Qytetarët e Zall Gjoçaj fitojnë gjyqin/Hiqet licensa e HEC-it në Zajs

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Në 24 Nëntor, Gjykata e Lartë ka vendosur heqjen e licencës e kompanisë konçesionare për prodhimin e energjisë për HEC-in në Zajs. Ky vendim i Gjykatës së Lartë shënon një fitore në përpjekjen disa vjeçare të banorëve të Zall Gjoçaj në Mat dhe mbështetjes ligjore që Centre for Legal Empoëerment i ka dhënë kauzës së drejtë dhe mjedisore të tyre.

Përmes një komunikimi për shtyp, Centre for Legal Empowerment tha se që prej vitit 2019, ka nisur mbështetjen ligjore ndaj banorëve dhe aktivistëve, ku kanë kundërshtuar ndërtimin dhe funksionimin e HEC-it në territorin e parkut “Lurë-Dejë” e cili konsiderohet si një pasuri natyrore.

Centre for Legal Empowerment dhe avokatet e saj, kanë arritur të frenojnë përmes argumenteve të bazuara në ligj aktivitetin energjitik të HEC-it në fjalë. Ky rrugëtim ka njohur arritje dhe suksese të një pas njëshme në të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend, duke u përballur dhe më vendime në disfavor të kauzës së drejtë të banorëve dhe komunitetit të Zall-Gjoçaj.

CLE së bashku me avokatët dhe mbështetjen e aktivistëve dhe komunitetit lokal vijoi rezistencën bazuar në kërkesën e drejtë mjedisore. Fitorja e parë në këtë drejtim u shënua në Janar 2021, ku Gjykata Administrative e Tiranës shfuqizoi vendimin që licensonte kompaninë e kontraktuar për ndërtimin e hidrocentralit në zonën e mbrojtur, vendim që u la në fuqi nga Gjykata Administrative e Apelit në Nëntor 2021. Ndërtimi i HEC-it në Zais ndaloi, por përpjekja jonë e CLE dhe aktivistëve nuk ndaloi këtu.

Në muajin Mars 2022, Gjykata e Lartë vendosi për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Apelit, vendim të cilin Centre for Legal Empowerment vendosi të kërkonte rigjykim. Përpjekja e pandalshme dhe qëndrueshme në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe pasurive natyrore të mbrojtura nga ligji dhe konventat arriti të finalizohej me suksesin dhe certifikimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 24 Nëntorit 2022. Kjo çështje dhe kauzë ia doli të triumfojë në sajë të bashkëpunimit të ngushtë midis aktorëve dhe grupeve të interesit të përfshirë në të, të cilët i bashkoi nevoja për drejtësi, mbrojtja e pasurisë natyrore, e drejta mjedisore, rezistenca qytetare dhe ekspertiza ligjore.

Centre for Legal Empowerment vlerëson maksimalisht rezistencën e banorëve e cila e kombinuar me përkushtimin e avokatëve, para-ligjorëve dhe aktivistëve arriti të prodhonte një vendim të drejtë dhe në favor të interesit qytetar. Vendimi i datës 24 Nëntor është një gur i rëndë në vendosjen e precedentit dhe praktikave që do të shërbejnë në të ardhmen si instrument për mbrojtjen e mjedisit dhe kauzave të drejta qytetare.

Më të lexuarat