Nxënësit e gjimnazit “Hydajet Lezha”, takuan përfaqësuesit e tyre në parlament, Z.Eduart Ndreca, Znj.Lindita Metaliaj dhe Z.Lavdrim Krrashin.
Takimi u realizua në kuadër të nismës “Për mbështjetjen e Kuvendit dhe Edukimin Qytetar”, një nismë e Komitetit Shqiptarë të Helsinkit, ku një nga synimet kryesore mbetet që të rinjtë të jenë më afër Kuvendit dhe punës që bëhet në këtë institucion.
Në këtë takim nxënësit e gjimnazit i prezantuan deputetëve të ftuar peticionin që kanë ideuar për ta drejtuar në Kuvend ku kërkesa e tyre kryesore është ushtrimi i kontrollit parlamentar për zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e mjedisit marrë shkasë nga ndotja e madhe e lagunës “Kune Vain” dhe e shtratit të Lumit Drin që ata kanë evidentuar në komunitetit e tyre.Por nuk munguan as pyetjet ndaj deputetëve për problematika që janë në vëmendje të nxënësve.
Edhe pse politikisht në kampe kundershatare, zonja Metaliaj dhe zoti Ndreca mesazhet e tyre për fëmijët i dhanë sëbashku për të treguar që problemet e rinisë kërkojnë bashkëpunim mes politikës.
As këtë herë, nuk mund të mungonin premtimet miqësore, ku deputetët e ftuar u premtuan studentëve një angazhim më të madh në punën e tyre në kuadër të adresimit të problemeve që të rinjtë kanë.
