Komiteti Shqiptar i Helsinkit udhëtoi drejt qytetit të Beratit, ku në kuadër të projektit PACEP, nxënësit e shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” patën mundësi te bashkëbisedojnë me përfaqesuesit e tyre në Kuvend.
Të rinjtë patën mundësi të shprehin shqetësimet e tyre konkrete përpara deputetes Hatixhe Konomi dhe deputetit Kasëm Mahmutaj.
Gjimanzistwt kishin si shqetësim kryesor arsimin, punësimin si dhe fenomene problematike aktuale si bullizmi. Për të gjitha këto shqetësime, ata i drejtuan pyetje deputetëve të pranishëm dhe kërkuan zgjidhje konkrete nga ata.
Në përfundim të këtij takimi, Deputeti Kasëm Mahmutaj dha edhe një mesazh për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë në Shqipëri.
Në formë simbolike, dy përfaqësuesit e Beratit në Kuvend, firmosën edhe premtimet miqësore ndaj nxënësve, ku në fokus është zotimi i tyre për një vëmëndje të shtuar ndaj të rinjve.
Ky aktivitet u realizua nga ana e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në kuadër të iniciativës “Mbështetja për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri”, i cili është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, zbatuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Amerikan.
