Një tjetër fitore për Hec-et në Shqipëri

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Qendra për Fuqizim Ligjor njoftoi ditën e sotme pezullimin e punimeve në zbatimin e projektit “ HEC Thirrë”

Banorët e zonës e kanë kundërshtuar prej 3 vitesh ndërtimin e HEC-it Thirrë dhe të fabrikës së ujit në burimin Krazhna, për arsye se nga këto projekte dëmtohet mjedisi dhe interesat e ligjshme ekonomike të tyre të lidhura me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Avokatët e CLE-së arritën që t’i vërtetojnë Gjykatës mundësinë e ardhjes së një dëmi të rëndë, të menjëhershëm dhe të pakthyeshëm për mjedisin dhe interesat ekonomike të 166 banorëve të fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebë nga zbatimi i akteve administrative dhe zhvillimi i projekteve.

Ky vendim i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë është marrë disa muaj mbasi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka shfuqizuar aktet e mësipërme, sepse ka vlerësuar që janë miratuar në kundërshtim me ligjin.

Fitorja e banorëve të fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebë shënon një tjetër sukses të rëndësishëm të “Centre for Legal Empoëerment” dhe “EcoAlbania” në mbrojtjen e mjedisit nga veprimet e paligjshme nëpërmjet vendimmarrjes së gjykatës.

Më të lexuarat