Moravë/Romët dhe investimet e harruara

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

“Ne kemi probleme të shumta tek lagja e romëve, jemi të papërfilluar nga Bashkia e Beratit, rrugët i shikoni vet si janë, plehrat të rruga janë në shesh me dy kosha që prej 30 vitesh, çfarë po bënë bashkia e Beratit, kur vijnë votat, vijnë më vrap kërkojnë vota, komuna këtu çfarë po bën, ça rrugëzgjidhje po bën, Adi Grami ka rregulluar lagjen e vet andej, e ka bërë tamam siç duhet dhe në lagjen e romëve ai e ka lën prapadore, ju lutem shumë” , kështu e nisi rrëfimin e saj për mikrofonin e CRA-së.

Si Farija, në këtë fshat janë më shumë se 150 familje Rome të cilët prej vitesh janë në këtë situatë, teksa futesh në fshatin Stan në Berat, rrugët janë të pa rikonstruktuara, pa ndriçim, kanali që përshkon rrugën në fshat është i tejmbushur me shkurre dhe i pastruar.

Kryetari i  bashkisë Beratit të gjindet urgjentisht tek lagja e Romëve se kur vjen dita e votimeve, vjen sa herë këtu dhe më rrin si nuse, urdho, çfarë ka bërë, të përgjigjet për fshatin e Romëve, edhe ju gazetarët që jeni, i merrni masat për atë që bëni”, tregoi Znj.Farie

Prej 30 vitesh, romët e fshatit Stan nuk kanë asnjë lloj shërbim publik. Mungon prej kohësh restaurimi i infrastukturës rrugore, mungojnë trotuarët, nuk ka ndriçim publik dhe as sistemim të kanalizimeve.

Dritat, aty ku është përcaktimi çdo shtyllë nga 50 metra duhet dritë, përsë nuk ka dritë natën ? As ditën as natën, për rrugët, për pastrimin, ja ku janë rrugët të papastruara, që duhet ti pastrojë Bashkia”, shprehet një prej banorëve të fshatit që u intervistua nga Comunity Reporters Albania.

Ndërsa një tjetër banor i këtij fshati thekson se i vetmi moment kur ky fshat vendoset në vëmendjen e institucioneve lokale apo qendrore janë periudhat zgjedhore, kur nga ky komunitet kërkohet vota.

Nisur nga këto problematika, Community Reporters Albania pa se në Planin Lokal të Bashkisë Berat për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianve, ka shënuar se në këtë fshat duhet të rikonstruktonte rrugën, vendosjen e ndriçimi publik dhe kanalizimeve përgjatë viteve 2020-2023, por gjatë vizitës sonë konstatuam se nga ky plan lokal nuk ishte zhvilluar asnjë projekt nga Bashkia, madje banorët thanë se varrezat e fshatit nuk pastroheshin dhe nuk kishte ujë ku banorët kryejnë ritualet e tyre për larjen e duarve etj.

“Ne Romët jemi shumë të prapambetur, nuk vijnë të shikojnë njehërë, kryetari i komunës, nuk vjen njehër, e ka berë Moravën, ik shikoje, ne ça jemi ne të prapambetur, komuna nuk vjen njëhër këtu, vijnë vetëm për votimet, pastaj mos të vijnë se ne nuk do të dalim më as për votime as për asgjë, gjynah, ja puseta aty vjen era keqe para shkollës këtu e çarmatosur, mbeturinat që i hedhin aty, janë bërë copa, pse jemi kshu ne, jemi të prapambetur.”, shprehet Hekuran Myrteli

Sipas dëshmive të banorëve, ata treguan njëzeri se në qendrën e fshatit Moravë, rrugët janë të rregulluara, investimi është bërë kohët e fundit, ka ndriçim natën, kanalizimeve të rregullta, ndërsa në lagjen Stan të këtij fshati ku banojnë Romët nuk ka asnjë investim, nisur nga këto dëshmi, Community Reporters Albania dërgoi një shkresë Bashkisë Berat për ta pyetur për këto investime në lagjen Stan ku banojnë Romët.

Bashkia pas 10 ditësh ktheu një përgjigje me poshtë, jo shteruese duke thënë se tha “se ka investuar në asfalt në fshatin Stan për 800m2” , po ashtu shtoi se “se në lidhje me ndriçimin publik është verifikuar situata në terren nga specialistët dhe janë në fazë që po shqyrtohet mundësitë për të ndërhyrë sa më shpejt lidhur me rregullimin e situatës” por gjatë vizitës sonë, rezultoi se nuk ka asnjë investim në fshat, As ndriçim, as kanalizime, as rrugë. Kjo rrugicë e lagjes, është njëlloj si para 30 vitesh.

Bashkia po ashtu tha se “ që janë duke punuar me një staf të kufizuara dhe në vijimësi me fondet e buxhetit 2024 të planifikojnë ndërhyrje në këtë zonë.

Përqendrimi i disa shërbimeve në qytetin e Beratit pas vitit 2015 si dhe largimi i tyre nga ish-komuna e Otllakut, për banorët ka ndikuar për keq.

Gjatë vizitës së ekipit të Comunity Reporters Albania në fshatin Stan mblodhëm shqetësimet dhe ankesat e disa bënorëve të komunitetit rom, të cilët thanë se takast që ata paguajnë nuk iu kthehen në shërbime dhe për tepër iu mungojnë edhe facilitetet më bazike.

YouTube player

“Pastrim, Gjelbërim ne paguajmë taksa, as pastrohet, as ndriçim asgjë, andej i kanë bërë rrugët, “gaxhet” se kshu i themi ne “gaxhet” “rraca e bardhë” , atje ka kanalizime, ndriçim, janë shtruar rrugët në rregull, kurse tek ne nuk e kanë çarë kokën. Ne jemi pa drita në rrugë, na paguajmë lek, muaj për muaj na marrin lek (Taksa), kalon natën këtu nuk shikon asgjë, vjen ndonjë hajdut, marrin dhe ne nuk shikojmë asgjë.”, deklaruan për Comunity Reporters Albania banorët e fshatit Stan.

Në vazhdim, Community Reporters Albania do të ndjekë këtë problematikë strategjike që banorët dëshmuan, përmës fuqizimin mediatik të grupeve vulnerabël do të përpiqemi që këto problematika të marrin zgjidhje për të përmirësuar jetesën e këtyre familjeve Rome.

 

Më të lexuarat