Monitorim / Mediat shqiptare publikuan vetëm 23 artikuj për Romët dhe Egjiptian gjatë vitit 2023

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Community Reporters Albania kreu një vëzhgim 6 mujor për “Romët dhe Egjiptianët” në media  në disa media kombëtare, shtypit të shkruar dhe mediave online.

Gjatë vëzhgimit të CRA-së, disa nga artikujt ishin për Romët e rajonit tonë, ndërsa pjesa tjetër ishin “kasate të gatshme” nga institucionet vendore dhe qëndrore, më konkretisht nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Harta e mbulimit të çështjeve ishin: Arti, Arsimi, Politikë, Kronikë e zezë dhe Punësim.

Gjatë këtij monitorimi gjetëm se mediat e monituara nuk kanë arritur të publikojnë një histori nga terreni apo problematika që shqetësojnë këto minoritete, por kanë publikuar ngjarje nga takime të ndryshme të institucioneve publike, kanë publikuar ngjarje të jashtzakonshme si djegia e barakave. Në total për vitin 2023, 7 mediat e monituara kanë publikuar 23 artikuj në total nga qindra, mijëra artikuj të botuar nga mediat gjatë një viti.

Mediat e monituruara për periudhën 1 Qershor 2023-31 Dhjetor 2023 janë:

  1. Top Channel Tv
  2. Klan Tv
  3. Rtsh.al
  4. Lapsi.al
  5. Gazeta Panorama
  6. Shqiptarja.com
  7. Opinion Tv

Kompania Mediatike Top Channel Tv, gjatë monitorimit, CRA gjeti se 7 nga 9 artikujt e publikuar nga redaksia nuk janë prodhuar nga gazetarët por janë marrë nga palë të treta, shpesh herë nga Bashkia Tiranë, rrjete sociale dhe rajoni. Vetëm 2 prej 9 artikujve/kronika janë prodhuar nga gazetarët e Top-Channel.

Kompania Tv Klan, gjatë monitorimit, CRA gjeti se 2 artikuj e publikuar për vitin 2023 për Romët dhe Egjiptianët janë marrë të gatshëm “kaseta” nga Bashkia Tiranë.

Televizioni Publik Shtetëror RTSH i cili ka një mision publik prej vitit 2019 ka ndërthurur në programacionin e tij kanalin RTSH 2 i cili i dedikohet totalisht Minoriteteve sipas ligjit për “Pakicat Kombëtare”  në “Nenin 14  Liria e shprehjes, e mendimit, dhe e drejta e informimit” por gjatë monitorimit të CRA-së përgjatë vitit 2023 në faqen zyrtare rtsh.al është publikuar vetëm një artikull i cili është marrë nga rrjetet sociale, jo një lajm i cili është prodhuar nga redaksia e RTSH-së.

Po ashtu, CRA është thelluar dhe në vitin 2022, RTSH ka publikuar 4 artikuj, ku dy prej tyre janë kronika të prodhuar nga gazetarët e redaksisë së RTSH.

Gjatë monitorimit, ne synuam edhe portale të cilët kanë një shikueshmëri të konsiderueshme, në portalin Lapsi.al rezultuan tre artikuj që datojnë në vitin 2015, 2020 dhe 2021, po ashtu edhe këto artikuj rezultojnë të marra nga mediat e tjera dhe jo të prodhuara nga redaksia.

Gazeta Panorama ka publikuar vetëm një artikull për vitin 2023, i cili është një artikull i marrë nga “kaseta” e Bashkia Tiranës.

Në portalin Opinion Tv, artikulli i fundit për Romët dhe Egjiptianët daton në vitin 2020.

Portali Shqiptarja.com, gjatë vitit 2023, ka publikuar 2 artikuj të cilët janë prodhuar nga redaksia e Shqiptarja.com

Ky monitorim ka për qëllim të tregojë që Minoriteti Rom dhe Egjiptian përpos problematikave të thelluara socio-ekonomike nuk ka ende një përfaqësim në hapësirën e mediave shqiptare duke rënduar më shumë hendekun e pabarazisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, por edhe në shumicën e rasteve linja editoriale e mediave kryesore në vendin tonë nuk duan të publikojnë “lajme” për Romët dhe Egjiptianët sepse janë lajme sociale dhe rëndojnë mbi institucionet publike.

Linku i Artikujve:Linke Artikuj

Më të lexuarat