“Lepurushi i zi “/ Historia e Afrikanit Tino, që bën humor në Tik-Tok shqip

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Nga:Denada Lura

Jetojmë në kohën e TikTok-ut, një ndër rrjetet sociale më të preferuar nga të rinjtë. Teksa bëja scroll në këtë rrjet social, papritur më shfaqet një video e një djaloshi afrikan që fliste shqip! Po, po, fliste shqip dhe madje jetonte edhe në Shqipëri.

Ai është Tino Makiriyado ose siç e njohin në TikTok, “Lepurush i zi”! Ka lindur më 6 korrik 1999, në Zimbabwe, por është rritur në SHBA. Ka ardhur në Shqipëri në vitin 2018 me babain e tij, i cili është professor në një shkollë gjermane në Podradec. “Më pak zgjedhje dhe më shumë një vendim jashtë duarve të mia”

23-vjeçarit Tinos, i pëlqen të krijojë video me përmbajtje qesharake, e veçanërisht duke marrë shtysë nga realiteti shqiptar. Ai trajton steriotipe të ndryshme shqiptare, shoqëruar me shumë doza humori.

Ëndrra e tij më e madhe ka qenë të krijojë një ndikim pozitiv në botë duke përdorur gjithçka që i është dhënë, kjo është ajo që e ka shtyrë drejt arritjeve të tij.

Sa i përket studimeve, pasi kaloi në disa programe të ndryshme të diplomës, arriti në Bachelor në Biznes dhe Ekonomi. Aktualisht është në vitin e dytë, vitin e ardhshëm i përfundon studimet.

Profesioni i tij është: Koordinator i Komunikimit me Median/ Specialist i mediave sociale/ Burim i pavarur. “Aktualisht jam duke punuar për stafin e startup-it të konsulencës në fazat e zhvillimit të tij”, thotë ai.

Jetën në Shqipëri krahasuar me atë në Zimbabwe, e përshkruan kështu: Kulturalisht jemi të ngjashëm për sa i përket familjes, respektit dhe stilit të jetesës. Ashtu si Shqipëria, jeta në Zimbabve është e vështirë vetëm kur nuk ke para apo miq. Të dyja janë shumë të ndryshme nga shoqëria perëndimore. Në të dyja, unë jam parë si një i huaj. Mendoj se të jesh i varfër në Zimbabve është shumë më i vështirë për sa i përket mbijetesës. Vlerat që njerëzit mbajnë është ndryshimi mes Shqipërisë dhe vendlindjes sime.”

Familja e tij përbëhet nga 7 antarë, të cilët gjithmonë e kanë mbëshetur në ëndrrat dhe pasionet e tij: “Jam bekuar me gjithçka që më nevojitet për të pasur sukses në jetë. Që në moshë të re kam qenë i tërhequr drejt krijimit të filmave, shkrimit dhe multimedias. Të gjitha të mirat vijnë tek ata që presin. Unë kam krijuar kanale në youtube në të kaluarën që u bënë një prizë krijuese për mua për të praktikuar atë që më pëlqen të bëj.”

Një djalosh i ri me shumë pasione, që fati e deshi të ndërtojë jetën e tij në Shqipëri, për Tino Makiriyado fillimi nuk ka qenë shumë i lehtë e megjithatë, ia ka dal të përshtatet:

“Jam përpjekur shumë të integrohem me njerëzit këtu në Shqipëri nga përpjekja për të mësuar gjuhën dhe ngrënia e ushqimit, deri tek puna dhe jeta me shqiptarë të tjerë.”

Ushqimi është krenaria jonë përpara të huajve. Pjatat e shijshme shqiptare e kanë bërë për vete edhe Tino-n, të cilit i pëlqen shumë ushqimi tradicional. Tava e Kosit dhe byreku janë dy pjatat shqiptare, të preferuarat e tij.

Muzika shqiptare gjithashtu ia ka marrë zemën Tino-s, madje ai di disa këngë popullore shqiptare, njëra prej tyre e cila është edhe e preferuar e tij është “Luj Qyqek”.

 “Shqipëria është një perlë e fshehur që jo shumë do të mund ta vlerësojnë në fillim. Unë kam shumë probleme që njerëzit nga vendet e botës së parë nuk i përjetojnë normalisht. Duke qenë një vend me një mentalitet më tradicional, ai është i pasur me kulturë që i ka mbijetuar shumë vështirësive. Vendi është i bekuar me peizazhe të bukura, natyrë dhe njerëz. Është një vend në të cilin duhet të jetosh për ta kuptuar se përse e quaj një perlë.”

I gjendur rastësisht në Shqipëri, përpara 5 vitesh, Tino ka sot edhe një mesazh për të gjithë ata shqiptarë që vendosin të ikin nga Shqipëria…”Nuk ishte vendimi im për të jetuar këtu, por kur arrita këtu u përballa vërtet me një opsion, një frazë që babai im më thoshte gjithmonë ishte “Rritu aty ku je mbjellë”. E vetmja mënyrë për ta parë jetën në Shqipëri është të kuptosh që je këtu dhe duhet ta bësh më të mirën sepse bari nuk është gjithmonë aq i gjelbër në anën tjetër të gardhit.”

Më të lexuarat