8 Prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Minoritetit Rom, sot shënon 50-vjetorin e kongresit të parë rom që u zhvillua në Londër, ku u vendos për datën, flamurin dhe himnim.
Në ditët e sotme edhe pasi kanë kaluar dhjetra vite, situata e grave rome është vështirësuar ende më shumë, duke mos pasur mundësinë të jenë të barabaratë dhe të integrohen në tregun e punës.
Gratë rome vendosën që sot të ngrënë zërin e tyre përmes kësaj deklarate.
“Ne që po e shkruajmë këtë deklaratë jemi gratë dhe vajzat e minoritetit rom të cilat prej vitesh tashmë jetojmë dhe bashkëjetojmë me shoqërinë shqiptare.
Jemi mike e çdo gruaje rome e çdo gruaje të varfër që përballet me halle e probleme e që në fund është e fortë e do të jetë e zonja. Jemi ricikluese e me raste edhe pastrojmë. Disa prej nesh kanë shtëpi me tulla e disa të tjera në shtëpi të sajuar me ç’të jetë. Dita jonë nis me një mision, në fund të ditës të sigurojmë ushqim për familjen. Të bëjmë rolin e nënës, të gruas e shpesh të kryefamiljares. Ndoshta kjo nuk duket sepse zakonisht jemi të dedikuara në punët tona, të veshura thjeshtë e bëhemi pis në ato punë që shumica i quan të rendomta.
Gratë rome punojnë në tregti, me riciklim dhe një pjesë merret me lypje, pa mundësia për të gjetur një punë të përshtatshme ka detyruar që ato të punojnë për të mbijetuar.
Gjatë misionit tonë, ndalohemi nga policia, madje ndonjeherë nuk ia dalim dot të sigurojmë ato pak lekë. Ndonjëherë na marrin rradhën kur presim të vizitohemi, ose nuk na e japin këtë shërbim sepse na shohin të brishta për të ngritur zërin. Por ne i dimë të drejtat tona, i kemi mësuar së bashku duke qënë nga pak aktiviste. Ne e dimë që bashkë jemi më të forta, ne e dimë që kemi nevojë të përfaqesohemi. Në këtë 8 Prill, ne nuk duam ta kujtojme vetëm si ditë simbolike të përkatësisë tonë, ne duam të dëgjohen kërkesat tona.
Kërkesat e tyre lidhet me fushatën zgjedhore, ende sot asnjë parti nuk është ulur “gju me gju” me romët për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre, por as në programet e tyrre politike, romët nuk janë të përfaqësuar edhe pse tashmë ata njihen si pakicë shtetërore nga shteti shqiptar.
Deklarata e tyre vazhdon për të kërkuar të drejta: “Kjo ditë na gjeti në prag fushatë zgjedhore, por ne askund s’po ndihemi të përfaqësuara. Asnjë program politik nuk na ka përfshirë ne. A thua vallë s’bëjmë pjesë tek gratë e Shqipërisë të cilat duhen takuar si të tjerat derë më derë? Po sikur të na dëgjonit edhe ne? Do i shtonte vlerë elektoratit nëse do të na vizitonin aty ku jetojmë, aty ku është realiteti ynë. Si të tjerët, ato çfarë kërkojmë janë gjëra bazike dhe jetike; Kërkojmë një vend pune, që të jemi të afta të përballojmë nevojat e familjeve, kërkojmë akses në shërbime publike, të trajtohemi të barabarta, të na dëgjoni. Qëndrimet e institucioneve na bëjnë të ndihemi të veçuara. Shumë ligje dhe politika sociale janë miratuar dhe na sigurojnë trajtim të njëjtë, por në realitet këto të drejta na mohohen dhe ne vijojmë të mbetemi në të njëjtën situatë. Madje ndeshemi me diskriminim sa herë që kërkojmë për t’u futur në punë dhe detyrohemi të bëjmë po të njëjtat punë që shumica nuk preferon që t’i bëjë”.
Në 8 Prill, një ditë që gratë të kujtohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, ata kërkojnë më shumë mbështetje, vëmendje dhe politika sociale për familjet e tyre, gratë u shprehen se ne kërkojmë:
- Të merren në konsideratë problematikat tona të përbashkëta nga partitë politike dhe programet që ata lançojnë.
- Kërkojmë që alternativat e zgjidhjeve të problemeve tona të trajtohen me seriozitet dhe të jenë të bazuara në kërkesat që ne u kemi adresuar me kohë institucioneve përgjegjëse.
- Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të vendosen përpara përgjegjësive në garantimin e vendeve të përshatshme dhe afatgjatë për sektorin e punësimit dhe të jenë skema të cilat përputhen me aftësitë dhe historikun tonë të punësimit.
Qendra Për Advokim Social përmes fuqizimit dhe organizimin komunitar është duke advokuar së bashku me aktivistë të tjerë për të garantuar më shumë vende pune të përshtatshme, gjithashtu prej disa muajsh është duke advokuar që institucionet përgjegjëse të krijojnë lehtësira (paketa shëndetësore) të domosdoshme gjatë periudhës së shtatzanisë.