Mbledhjet e fundit të këshillave bashkiake, në Kamëz dhe Tiranë u morën vendime të rëndësishme për rritjen e pagës së kryetarit dhe vendime të tjera që lidhen më shërbimet në të dy bashkitë.
Gazetarët nga Nyje.al dhe Citizen Channel kërkuan që të ishin pjesë e mbledhjes si përfaqësues të mediave për të pasqyruar diskutimet dhe vendimet që do të merreshin në kuadër të mbledhjes së këshillit të bashkiak.
Në rastin e Bashkisë Tiranë, Citizens Channel i’u është drejtuar fizikisht zyrës së Bashkisë për të marrë pjesë sipas rregullores në nenin 58 për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, media ka të drejtët të ndjekë mbledhjet e këshillit, por bashkia Tiranë ka refuzuar hyrjen duke mos lejuar që mediat të mos jenë prezente gjatë mbledhjes me arsyen që mbledhja do të trasmetohet live përmes facebook-ut të kryetarit të Bashkisë dhe faqës zyrtare të Këshillit Bashkiak Tiranë.
Sipas raportit të Safe Journalist Albania (SJA), tha se transmetimi online i takimit pati probleme teknike. Përditësimi audio u ndërpre vazhdimisht, veçanërisht pas përfundimit të fjalës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gazetaria Arbjona Çibuku tha për CRA se po kryente detyrën ndaj publikun për të informuar rendin e ditës, pasi në mbledhjen e këshillit bashkiak po diskutohej buxheti afatmesën dhe rritja e pagave të funksionarëve të bashkisë Tiranë, Ne po shkonim në keshillin bashkiak për të aksesuar mbledhjen sikurse e parashikon dhe rregullorja, Ne na u mohua hyrja si media dhe nuk është një rast i përveçëm por prej disa vitesh Bashkia Tiranë ka ndërtuar një marrëdhenie të tille me mediat. Mbledhjet e këshillit bashkiak janë të izoluara, ata thonë se janë me regji teksa trasnmetimi ka një sërë problematikash teknike.
Gazetarët më parë kanë reaguar që Bashkia Tiranë është e ngurtë për informacionin publik, dhe duhet të kalosh një kalvar të gjatë për të marrë informacionin, Çibuku thot se me Bashkinë Tiranë kanë kontakt të vazhdueshëm, duke dërguar kërkesa për informacion por nuk kanë marrë asnjë përgjigje pa ndërhyrjen e komisionerit.
Çibuku shtoi se “ Sipas një monitorim të lajmit lokal që ka kryer Citizens Channel në tre media kombëtare rezultonte se Tirana ishte një realitet I fabrikuar përpos faktit që çdo lajm ndodhte në Tiranë. I fabrikuar sepse të gjitha mediat transmetonin materialet e gatshme të zyrës së PR të bashkisë.

Ajo shtoi se kryetari i Bashkisë Tiranë nuk ka bërë asnjë konferencë për shtyp me gazetarët dhe nuk është i hapur ndaj tyre, ajo tha se “kjo është një frymë që ka ekzistuar aty dhe vijon të thellohet çdo ditë. Bashkia Tirane I largon mediat dhe kryetari është arrogant me gazetarët. Ai ka sulmuar më herët personalisht drejtues mediash faqesh online si dhe është i akuzuar për heqjen e padrejtë nga puna të gazetareve që kanë bërë punë kritike ndaj bashkisë”.
Po ashtu në Bashkinë Kamëz ka ndodhur e njëjta ngjarje por në këtë rast gazetari i Ronald Qema nga Nyje.al është konfrontuar me personelin e bashkisë Kamëz, Safe Journalist Albania(SJA) bën me dije se gazetarit Ronald Qema nga media lokale “Nyje” iu refuzua në mënyrë eksplicite hyrja në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Kamëz, e cila ishte planifikuar të fillonte në orën 16:00. Ky akt u komunikua fillimisht nga sekretari i Rakip Sulit, kryetarit të Bashkisë Kamëz, i cili u rikonfirmua kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Gazetari Ronald Qema, gjatë kohës që ka qëndruar në ambientet e Bashkisë Kamëz, ka arritur të filmojë ngjarjen ku është shtyre nga persona brenda bashkisë Kamëz të cilët nuk e kanë lejuar të jetë pjesë si media në mbledhjen e këshillit bashkiak. Ai tha për Cra se unë shkoj si qytetar, si aktivist dhe edhe si gazetar, prej kohësh jam përpjekur që të jem pjesë e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, parlamentit tonë lokal që është organimë e lartë kolegjial i qytetit.
Më herët, në Bashkinë Kamëz mbledhjet e këshillit bashkiak janë zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e qytetaravë apo medias, Qema tha për CRA se dyert e këshillit bashkiak u hapën si pasojë e humbjes së një procesi gjyqësor të iniciar nga Nyje.al që detyroi bashkinë Kamëz të plotësojë Programin e Transparencës dhe njoftimin e mbledhjeve për këshillin bashkiak.

Gazetari Qema, tregoi se hera e fundit që ka marrë pjesë në këshillin bashkiak si media ishte korriku i vitit 2022 ku është miratuar një projekt-vendim për 3-4 makina me qera në vlerën e 22 milion leke për administratorët e Bashkisë Kamëz, ai më tej tregon se “ Prej një viti jemi në kërkim të një përgjigje për pyetjen se pse na mohohet e drejta për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe videoja e publikuar të premten, na e dha atë që ne e quajmë edhe si përgjigje zyrtare. Është qejfi i kryetarit ai i cili përcakton politikat e transparencës dhe llogari-dhënies në atë institucion”.
Sipas SJA, ky incident përbën një kërcënim serioz për lirinë e medias dhe transparencën e institucioneve publike në Shqipëri. Pengimi i një gazetari për të marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, e cila duhet të jetë një ngjarje publike, paraqet shkelje të së drejtës së publikut për informim dhe të drejtës së medias për të raportuar.