Për herë të parë ka filluar regjistrimi i grumbulluesve individualë në riciklimin e mbetjeve rom dhe egjiptian që mbledhin mbetjeve të riciklueshme në 3 bashki të Shqipërisë, në Bashkinë Tiranë, Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë Korçë.
Mbetjet bashkiake të gjeneruara nuk ndahen në origjinë formalisht në përbërës të riciklueshëm. Hallka bazë dhe më e rëndësishmja e riciklimit janë grumbulluesit individualë. Ekzistojnë mbi 12000 grumbullues rome dhe egjiptian në të gjithë Shqipërinë, që angazhohet në mënyrë informale me mbledhjen e materialeve të riciklueshme. Ky aktivitet realizohet pa ndonjë organizim institucional, pa rregulla dhe mekanizma kontrolli nga bashkitë, me përfshirjen e drejtpërdrejt të romëve/egjiptianëve, pa dallim burra, gra dhe fëmijë dhe pa asnjë masë parandaluese ndaj ndonjë dëmtimi të shëndetit që vjenë nga puna me to.
Regjistrimi i grumbulluesve individual udhëhiqet nga 3 organizata komunitare rome dhe egjiptianë në secilën prej bashkive, sepcifikisht nga: Shoqata Albania Romani Baxt for Development and Integration në Tiranë; Shoqata Romano Sezi në Elbasan dhe Shoqata Disutni Albania në Korçë. I gjithë ky proces rregjsitrimi lehtësohet nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) dhe 3 bashkitë e përfshira në këtë nismë.
Për mundësimin e zbatimit të kësaj fushate janë hedhur hapa konkretë që shtrihen që nga studimet situacionale, dakordësimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit midis OSHC-ve dhe Bashkive, e deri tek ngritja e mekanizmave institucional brenda 3 bashkive.
Nëse je grumbullues rom dhe egjiptian që punon me riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Tiranë, Bashkinë Elbasan ose Bashkinë Korçë, është e nevojshme të paraqiteni pranë zyrës së pritjes së qytetarëve të bashkisë apo të kontaktoni OSHC-në komunitare, për tu rregjistruar në rregjistrin e posaçëm për punësimin formal të grumbulluesit, i cili është ndërtuar në secilën bashki. Periudha e rregjsitrimit të grumbulluesve rom dhe egjiptian në këto 3 bashki është Shkurt – Prill 2022.
Gjatë kësaj periudhe lehtësuesët komunitar kanë mundësuar rregjsitrimin e dhjetra grumbulluesve individual që punojnë me riciklimin e mbetjeve apo i lehtësojnë ata për tu rregjistruar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rregjistrin e posaçëm të bashkive. Gjithashtu janë OSHC-të komuitare të 3 bashkive, biznesi riciklimit, vetë stafet e bashkive qe po ndihmojnë si referues për rregjistrim të grumbulluesve individual që ndodhen në zonat e tyre.
Pritet që Bashkia Tiranë, Bashkia Elbasan dhe Bashkia Korçë të punësojë në mënyrë te drejtpëdrejtë në tregun formal të punës një numër të konsiderueshëm të grumbulluesve individual të rregjsitruar.
Rregjistrimi i grumbulluesve individual në riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Tiranë, Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë Korçë realizohet nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center), Shoqata Albania Romani Baxt for Development and Integration në Tiranë; Shoqata Romano Sezi në Elbasan dhe Shoqata Disutni Albania në Korçë, në kuadër të projektit “Fuqizimi i të drejtave të punës së Romëve dhe Egjiptianëve në Riciklimin e Mbetjeve”, me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.