Community Reporters Albania merr fitoren e rradhës. Në fshatrat Baltëz, Hamil dhe Bufas në bashkinë Fier u arrit që të pastrohen kanalet kulluese.
Kjo arritje vjen pas disa vitesh kohë ankesash të banorëve të kësaj zone se kanalet kullues nuk pastroheshin dhe nuk mirëmbaheshin.
Ishin vetë banorët romë dhe fermerët e Baltezës, që u angazhuan dhe u arrit pastrimi i kanaleve kulluese.
Muajin e kaluar, aktivisti rom Eduart Koçi së bashku me fermerët iu drejtuan me shkresë Bordit të Kullimit dhe Bashkisë Fier për pastrimin e kanaleve kulluese për të lehtesuar vaditjen e te mbjellave. Pas adresimit të shpeshtë te ketij problemi, mjetet e pastrimit kanë filluar punën në terren.
Kanali i cili po pastrohet ka rëndësi të madhe për fermerët e zonës pasi përmes tij arrihet të vaditen rreth 500 hektarë tokë. Segmenti i kanalit kullues prek 3 fshatrat duke i ardhur në ndihmë me vaditjen e të mbjellave rreth 1500 familjeve rome dhe jo rome.
CRA është duke zhvilluar advokimin mediatik së bashku me raportuesit lokal si një formë presioni për të zgjidhur çështje strategjike.