Çfarë ndodhi gjatë 5 ditëve të protestës për Klodian Rashën?

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Ditën e djeshme u zhvillua protesta e ditës së pestë në nder të të ndjerit Klodian Rasha, protesta u zhvillua në mënyrë paqësore edhe pse pati disa momente kur protestuesit po i afroheshin Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, efektivët e FNSH, dhe Shqiponja shpërndan “Gaz Lot-sjellës” dhe Ujë për të shpërndarë turmën e protestuesëve.

Kërkesa e protestuesëve ndryshoi që kur z.Sandër Lleshaj dha dorëheqjen si Ministër i Brendshëm, tani ata kërkojnë dorëheqjen e një funksionari tjetër i cili po ashtu është i rëndësishëm në radhët e policisë z.Ardi Veliu i cili është drejtues i Policisë së Shtetit, po ashtu protestuesit kërkojnë dhe reformimin në rradhët e policisë së shtetit.

Po çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 5 ditëvë të protestës?

E gjitha nisi me lajmin e orës 01:45, kur Policia e Shtetit njoftoi në rrjetin e tyre social se: Sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jetën në spital.

Po atë ditë, sapo zbardhi, lajmi mori “dhenë” u shpërda masivisht në mediat audiovizive dhe online, duke shkaktuar një revoltë masive e të rinjve duke komentuar në rrjetet sociale e më pas kjo ngjarje mori jehonë të madhe në Shqipëri.

Mënjëhërë po aty në rrjetet sociale, disa faqe si Brryli Brodëay, JOQ, e shumë faqë të tjera të cilët kanë një numër të lartë fansash shkruan për të dal në protestë të Mërkurën në orë 18:00 pra në datën 9 Dhjetor 2020.

Protestës u bashkuan dhjetra e qindra të rinj të cilët protestuan për drejtësi përpara Ministrisë së Brëndshmë dhe Kryeministrisë, e gjithë ngjarja në protestë u shoqërua me incidente dhe shoqërimë në rajon.

Të Enjten, u lajmërua sërish në rrjetet sociale një tjetër protestë po në të njejtën orë, por kjo tashmë e vendosur që të rinjtë të moshave të ndryshme do vinin sërish, po ashtu dhe në këtë protestë pati incidente të shumta, protestuesit qëllonin me gurë, dhe policia sulmonte me gaz-lotsjellës dhe shpërndanë ujë me bote për të larguar protestën.

Ata kërkonin që z.Lleshaj të dorëhiqej nga posti i tij, dhe kështu ndodhi, Ministri i Brendshëm përmes Kryeministrit deklaroi se kishte dhënë dorëheqjen si ministër, dhe më vonë në emisionin Opinion, deklaroi se ky vendim është i parevokueshëm. Ekeftivët e policisë gjithashtu edhe në këtë shoqëruan dhjetra protestues në stacionit policiore.

Ditën e premte, protestua u zhvillua në të njëjtin orar por këtë ditë Policia vazhdoi që në momëntet e parë të përdortë gaz-lotjellës masivisht duke bllokuar çdo zonë duke përfshirë komplet bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , zonën e ish-bllokut, si dhe bulevardin “Zhan Dark”, në këtë momente policia ndërhynte dhe shoqëronte kë të kaptë përpara.

Ditën e shtunë, protesta u zhvillua po në orën 18:00 me adresë kryesore Kryeministrinë, por edhe aty Policia e Shtetit kishte marre masa duke vendosur 900 efektivë policie në zonat ku pritej të vinin protestuesit, dhe ajo që gjithë protestuesit pohuan ishte se u përdor masivisht gaz lot-sjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën, si dhe në këto ditë të zhurmshme të qytëtit, policia nuk pyeti më për “ligj e maliq” por filloi të shoqërontë të mitur dhe të kryente procesin e intervistimit pa praninë e një psikologu.

Në ditën e djelë, protesta u zhvillua në mënyrë paqësore edhe pse pati disa momente kur protestuesit po i afroheshin Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, efektivët e FNSH, dhe Shqiponja shpërndan “Gaz Lot-sjellës” dhe Ujë për të shpërndarë turmën e protestuesëve.

Kush po e shkel ligjin?

Avokati i Popullit, deklaroi në rrjetin e tyre social  se është duke monitoruar protestën që prej ditës së parë, në raportin e tyre paraprak e protestave të datës 9 dhe 10 Dhjetor deklaroi se: “pas një seri inspektimesh dhe vizitash në komisariatet e kryeqytetit si dhe në qendrat shëndetësore kryesore, konstatojmë se numri i të shoqëruarve ka qenë i lartë: 124 persona, nga të cilët 57 të mitur. Ky është një numër disa herë më i lartë se kapacitetet e shoqërimit dhe ndalimit në drejtoritë vendore dhe komisariatet e kryeqytetit, të cilat kanë mundësi akomodimi vetëm për 33 të shoqëruar dhe rreth 25 të arrestuar. Këto janë kapacitetet në gjendje normale, pa marrë në konsideratë masat shtesë të distancimit për shkak të emergjencës shëndetësore”.

Po ashtu edhe gjatë ditëve të tjera të protestave, Avokati i Popullit ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, raporti deklaroi se:” Më datë 11.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 133 persona, nga të cilët 36 të mitur. Të miturit janë lënë të lirë pas verifikimit të tyre. Shumë nga të arrestuarit e një dite më parë që gjendeshin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin nr.2, u deklarua se ishin transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, për shkak të mungesës së kapaciteteve në Tiranë.

Po ashtu, raporti vazhdon me tej duke deklaruar se: “Nga personat e intervistuar pati pretendime për veprime të dhunshme nga ana e policisë, si edhe ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë. Dy prej tyre kanë pretenduar se ndaj tyre është ushtruar dhunë (janë qëlluar me shpulla dhe grushta) në furgonin e policisë nga një punonjës i veshur civil dhe njërit prej tyre një punonjës i veshur civil i ka marrë dhe thyer celularin me të cilin po filmonte protestën”

Në datën 12 Dhjetor Avokati i Popullit tregon se :”Nga protesta e datës 12.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 49 persona, nga të cilët 24 të mitur”

Deri më tani në Tiranë janë zhvilluar pesë protesta, janë regjistruar 268 të proceduar dhe 89 të arrestuar, si dhe janë shpallur në kërkim 8 persona, dhe ditën e djeshme Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 17 të arrestuarit në ditën e dytë të protestës nga 59 të arrestuarit në ditën e dytë të protestës, ku 3 janë lënë në burg, 5 në arrest shtëpie dhe 9 në detyrim paraqitje, mes tyre 2 të mitur.

Më të lexuarat