Yzberishti bëhet me ujë të pijshëm, ankesat e banorëve gjejnë zgjidhje pas shumë kohësh

Të fundit

Jeta Pera
Jeta Pera
Jeta Pera ka studiur për Gjeografi në Universitetin e Tiranës, prej disa vitesh është aktiviste për të drejtat e minoritetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri.
Pranvera Zyberi-Banore e Yzberishtit

“U bënë vite që jetoj këtu, këtu po plakem. Më në fund kemi ujë pa orar. Vjen ndonjëherë me pak presion por të paktën tani është i pastër, shpëtuam”, tregon Pranvera banore e zonës Yzberisht.

Lagjia në rrugën “Jorgo Panajoti” në zonën e Yzberishtit ka rreth 3 muaj që furnizohet me ujë të pijshëm nga linja e re e Bovillës. Ndryshe nga 3 muaj më parë uji vjen pa ndërprerje dhe përmbush kushtet për tu konsumuar. Vendosja e linjës së re të ujit të pijshëm në këtë zonë u nxit nga angazhimi i banorëve të zonës dhe Qëndrës për Advokim Social. Ata kanë drejtuar ankesa dhe peticion drejtuar bashkisë Tiranë për furnizim me ujë të pijshëm. Përveç nevojës për tu furnizuar me ujë cilësor dhe pa ndërprerje, banorët kanë deklaruar më parë se përdorimi i tij kishte shkaktuar sëmundje dermatologjike, gjë e cila i ka shtyrë banorët për tu ankuar dhe ti drejtohen bashkisë Tiranë.

Krahasimi i kampionëve të ujit nga analizat e bëra tregon ndryshimin në cilësinë e ujit. Kampioni i ujit me linjën e vjetër të furnizimit nuk ishte i përshtatshëm për përdorim human. Zëvendësimi i tubacioneve dhe lidhja me rrjetin e Bovillës, ka përmirësuar cilësinë e ujit në kushtet normale për konsumim. Sipas analizave të bëra në laboratorin “Tenius Laboratories” nga Qëndra për Advokim Social, uji që furnizon aktualisht familjet e kësaj zone është i përshtatshëm dhe mund të përdoret për përmbushjen e nevojave të familjeve.

                 Uji me furnizmin e mëparshëm    Uji me furnizimin aktual

Rezultatet e analizave të ujit, 2 kampionet

Edhe Agron Xhafa, banor në këtë zonë tregon se uji në banesë ka ndryshim dhe furnizimi është pa ndërprerje. Ai thekson se zgjidhja e këtij problemi erdhi në sajë të ankesave të bëra nga vetë komuniteti i kësaj zone. Aktualisht ujin e përdorin për të gjitha nevojat e familjes, ndryshe nga 3 muaj më parë ata e ta blinin ujin nga autobotet lëvizëse në zonë.

Agron Xhafa-Banor i Yzberishtit

“Po të mos ishim bërë bashkë të gjithë, ne akoma do kishim atë ujin e ndotur që vinte vetëm njëherë në ditë dhe as nuk pihej as nuk e përdornim për asgjë tjetër. Nuk I dilej duke blerë ujë çdo ditë. Tani kemi ujë dhe po e përdorim për gatim dhe higjenën tonë”, tha Agron Xhafa.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat