Të drejtat e shqiptarëve u mohuan gjatë pandemisë, ja cilat janë gjetjet e Barometrit të KShH

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka prezantuar gjetjet kryesore të një studimi të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, në lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut gjatë pandemisë.

Rreth 800 persona në një anketim të vetëm dhe një analizë ligjore e akteve normative të miratuara gjatë periudhës së pandemisë, përbëjnë një studim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, në të cilin vihet re se si të drejtat dhe liritë e njeriut për Shqiptarët u kufizuan gjatë pandemisë së covid-19.

Erida Skëndaj, drejtuese ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), prezantoi gjetjet dhe u shpreh se gjatë kësaj periudhë është vënë re një mosrespektim i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kufizim i tyre.

Kufizimet e vendosura gjatë pandemisë nëpërmjet akteve normative, u bënë pa konsultim dhe cënuan parimin e proporcionalitetit, theksohej në raport.

Skëndaj tha se masat e ndërmarra nga qeveria kanë qenë të ashpra dhe të diskutueshme, ku veçoi mungesën e konsultimit.

Në kuadër të barometrit u pyetën edhe 800 qytetarë të moshave të ndryshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët u pyetën për çështje të ndryshme.

Në lidhje me burimet e informacionit gjatë pandemisë, 35% e tyre merrnin informacion nga burime të alternuara, ndërsa 30% e tye u informuan nga rrjetet sociale. 43% e të anketuarve besojnë se qeveria ka ofruar pjesërisht informacion proaktiv, të besueshëm dhe të aksesueshëm gjatë pandemisë. 37% e tyre mendojnë që e ka ofruar ndërsa 11% mendojnë se jo.

Ndërsa për keqinformimin, 57% mendojnë se nuk janë keqinformuar, ndërsa 20,5% ia vendosin “fajin” rrjeteve sociale, teksa 15.5% mediave audiovizive.  24% e qytetarëve nuk kanë levizur ose kanë lëvizur shumë pak gjatë pandemisë, ndërsa 37% kanë lëvizur në këmbë dhe 39% kanë përdorur mjete private si biçikletë.

Në lidhje me vaksinimin pjesa më e madhe e të anketuarve i ishte nënshtruar vaksinimit, ku 38% e tye kishin pasur mundësi zgjedhjeje për vaksinën ndërsa 21% e tyre jo, ndërsa ata që nuk kanë pranuar të vaksinohen, renditin si arsye mungesën e besimit te vaksina, qëndrimi I gjatë në listën e pritjes si dhe mungesën e trasparencës.

YouTube player

 

Më të lexuarat