Në kërkim të azilit, romët kërkojnë një mundësi tjetër

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Bujari është një nga mijëra shqiptarë që u larguan nga Shqipëria në drejtim të Evropës për të kërkuar azil ekonomik. Prej vitesh ai në Shqipëri bashkë me 5 fëmijët e tij nuk mundi të integrohej dhe të kishte një punë që të mbante familjen.

Bujari i përket minoritetit Rom në Shqipëri, Romët janë ndër grupet më vulnerabël dhe më të diskriminuar në Shqipëri.

Sipas burimeve që Community Reporters Albania mblodhi rezulton se mijëra rom janë larguar nga Shqipëria për në Francë dhe Gjermani për të kërkuar azil ekonomik për shkak të diskriminimit, papunësisë, strehimit dhe punësimit. Bujari prej vitesh punonte si riciklues të mbetjeve të riciklueshme në Tiranë, nuk ka mundur të gjej një punë të qëndrueshme përshkak të diskriminimit në zyra shtetërore dhe gjetjen e një punë të përshtatshme sipas kualifikimeve të tij. Fëmijët e tij vazhduan ende ditët e sotme të punojnë si babai i tyre duke mbledhur hekura, kanaçe për të siguruar ushqim për familjen e tyre. Prej shumë kohësh ata endeshin sa në një banesë në një tjetër pasi pronari i  banesës i dëbonte pasi ata nuk mund të paguanin qiranë.

Bujar Zerellari tashmë është i sëmurë, ai ka bërë një ndërhyrje në zemër si pasojë e problemeve që ka pasur prej kohësh dhe stresit për të ushqyer familjen e tij, pas operimit ai qëndroi në banesë për 2 muaj duke mos siguruar asnjë ushqim për familjen, dhe vetëm fëmijët mundoheshin të punonin për të blerë një buk dhe ujë, spital nuk ia dha statusin si i paaftë që të merrte pagesë si paaftë në mënyrë që të kishte mundësi të blente ilaçet dhe të vazhdonte mjekimin  e tij për t’u bërë më mirë.

Ai tha për Community Reporters Albania se situata në Shqipëri për familjen e tij është shumë e vështirë, “për familjen time nuk jetojmë dot në Shqipëri, nuk kemi as shtëpi as punë të sigurtë, kam aplikuar prej kohësh në bashki për të marrë strehim, por asgjë dëri më tani, unë nuk mund ta përballoj i vetëm dhe të siguroj ushqim për familjen time, këtu ne na diskriminojnë dhe nuk jemi të barabartë, përfundoi Bujari për CRA.

Tashmë shumë familje rome janë larguar nga Shqipëria për një shpresë më të mirë në Gjermani dhe kërkojnë një mundësi tjetër për familjen e tyre, për fëmijët dhe për shendëtin e tyre, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk ka politika sociale për këto familje, por i jep rrugët në vendet evropiane.

Më të lexuarat