Ricikluesit në presionin e Policisë Bashkiake/Video

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Ricikluesit Rom dhe Egjiptian në qytetin e Tiranës hasen çdo ditë me Policinë Bashkiake, shpesh herë është parë në rrjetet sociale që punonjësit marrin mbetjet e riciklueshme me forcë, por ka dhe raste kur i dhunojnë, rasti i sotëm ndodhet në Kombinat, ku policia Bashkiake ka  shkuar dhe ka marrë mbetjet në shtëpi, duke shkelur ligjin për “Policinë Bashkiake”

Ja çfarë shkruan sot një qytetarë e cila u bë pre e punonjëseve të policisë:

”Erdhi policia Bashkiake në oborr të shtëpisë, i pyeta për çfarë keni ardhur, më thanë që kemi ardhur të bëjmë pastrimin e oborrit me fëmijët që janë këtu, i kemi sjellur maska, shkoni sillini fëmijët dhe hajdeni, sa ika unë dhe një grua tjetër ata morën triçiklin dhe filluan të ngarkonin thasët që unë kisha mbledhur për 2 javë.

Thasët me kanaçe dhe bidona ishin tek banesa ime, nuk ishin as afër koshave, as në rrugë, nuk është hera e parë që më marrin, është hera e katërt që më marrin në shtëpi, i pyeta pse po i merr thasët, ata me thanë do ti marrim se kemi urdhër, unë mezi i mbledh ato, kam gjithë jetën time që merrem me kte punë, është e vetmja punë që bëj dhe që ushqej fëmijët, pasi burri më ka vdekur, ndihmë ekonomike nuk marr, as pension, jam 60 vjeçe dhe jetoj me qira, nëse ata më japin për të ngrënë, unë i lej plehrat.

Unë aty kisha për të marrë 40 mijë lek të vjetra por tani I mori policia dhe unë nuk kam ku të shkoj.Unë kërkoj që policia bashkiake të mos më vijë në shtëpi, të më marri mbetjet që kam mbledhur, nësë me kapin në kosha le ti marrin por jo në shtëpi.”

Gazetari i CRA, kontaktoi me Policinë Bashkiake ku kërkoi informacion se kur dhe si bëhet sekuestrimi i mbetjeve të riciklueshme të gjetura në territorin e Bashkisë Tiranë?


Policia Bashkiake nëpërmjet e-mail tregon se: Policia bashkiake nuk procedon asnjë subjekt dhe/apo individ për vepra penale, por ne rast konstatimi, kallëzohen pranë Policisë se Shtetit.


Gjithashtu, Policia Bashkiake nuk sekuestron prona private ose mallra, por ne rast konstatimi te kundra vajtjes, merr masa administrative me bllokim malli, si mase shtrënguese për pagesën e gjobës administrative.

Në rastet kur pranë kontejnerëve të mbetjeve janë konstatuar material të cilat janë nxjerrë nga këto kontieniere, janë njoftuar drejtoritë e pastrimit dhe janë dërguar në Landfillin e Sharrës, si i vetmi vend i caktuar me legjislacionin në fuqi, për depozitimin e mbetjeve te Bashkisë Tiranë.

Në të gjithë Shqipërinë numërohen rreth 13000 mijë rome dhe egjiptiane të cilët prej 25 vitesh e kryejnë këtë aktivitet informal, ndërkohë që vetëm në bashkinë Tiranë numërohen rreth 3000 kolektorë nga këto dy minoritetet, sipas aktivistëve/ rome dhe egjiptianë tregojnë se mos zbatimit në mënyrë efikase i programeve të punësimit dhe shkëputja e rreth 30 mijë qytetareve nga skema e ndihmës ekonomike i ka bërë dhe më të vështirë sigurimin e të ardhurave të tyre dhe nga burime të tjera.

Më të lexuarat