Raporti i DASH për vitin 2021: Romët e Egjiptianët të Diskriminuar

Të fundit

Jeta Pera
Jeta Pera
Jeta Pera ka studiur për Gjeografi në Universitetin e Tiranës, prej disa vitesh është aktiviste për të drejtat e minoritetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri.

Sipas raportit të Departamentit të Shtetit Amerikan për vitin 2021, Romët dhe Egjiptianët hasen me diskriminimin me bazë racore, përkatësinë etnike dhe gjendjen ekonomike e sociale. Këto janë gjetjet e raportit të cilat nuk kanë ndryshim nga raporti i një viti më parë për të drejtat e njeriut.

CRA ka publikuar raportin e DASH për vitin 2020, në të cilin raporti rezulton ekzistencën e diskriminimit në këto dy minoritete.  Në raport citohen ankesat e bëra drejtuar institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili ka konstatuar raste diskriminimi në favor të ankuesve nga minoritetet.

Pretendimet e ankuesve Romë dhe Egjiptianë lidheshin kryesisht me cështje të përfitimit nga shërbime publike si strehimi social, punësimi, kujdesi shëndetësor dhe arsimi. Komisioneri kundër diskriminimit nxori një raport monitorimi me fokus të veçantë për fëmijët në sistemin arsimor në dhjetor 2020. Ai arriti në përfundimin se fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nga komunitetet rome dhe ballkano-egjiptiane vazhduan të përballen me diskriminim në arsim.

Deri në gusht , Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi kishte pranuar 26 ankesa për diskriminim në bazë të racës dhe përkatësisë etnike, duke vendosur në favor të ankuesit në katër raste. Në një rast, komisioneri vendosi kundër një banke të Tiranës dhe kompanisë së saj të sigurimit të kontraktuar për diskriminim ndaj klientëve romë. Banka apeloi vendimin e diskriminimit të komisionerit në gjykatë.

Në vendin tonë ekziston ligji për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare por jo të gjitha aktet nënligjore të tij janë bërë të zbatueshme për të respektuar e zbatuar me përpikmëri të gjitha të drejtat e këtyre minoriteteve. Ligji parashikon edukimin në gjuhën e pakicave dhe përdorimin e dyfishtë të gjuhës zyrtare për njësitë administrative vendore në të cilat minoritetet banojnë tradicionalisht ose në të cilat një pakicë përbën 20 për qind të popullsisë së përgjithshme.

 

https://www.state.gov/reports/2021-country-reports-on-human-rights-practices/albania

Më të lexuarat