Plani Kombëtar i Veprimit për Romët dhe Egjiptianët është një ndër dokumentët e rëndësishëm i cili përmban një seri masash për institucionet dhe qeverinë, zbatimi i të cilave ndihmon në integrimin e këtyre dy minoriteteve. Pas përfundimit të Planit Kombëtar të Veprimit për vitet 2016-2020, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në koordinim me institucionet e tjera nën varësi, kanë përgatitur draftin e parë të planit në katër vitet e ardhshme.
Por çfarë masash dhe aktivitete të reja dhe të përshtatura me situatën postcovidiane do të përmbajë Plani Kombëtar i Veprimit për Romët dhe Egjiptianët 2021-2025?
CRA iu drejtua përmes të drejtës së informimit “Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, lidhur me përmbajtjen e planit të masave dhe risive në katër vitet e ardhshme. Në përgjigje të kërkesës sonë, përgjigjia zyrtare vijon si më poshtë:
“Plani Kombëtar i Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve, është një angazhim i ri i Qeverisë Shqiptare me kohështrirje 2021-2025, i cili targeton Minoritetet Rom dhe Egjiptian.
Plani i ri i veprimit është hartuar në vijim të deklaratës së partnerëve të Ballkanit Perëndimor mbi integrimin e Romëve në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian të mbajtur në Podznan dhe të bazohen në rekomandimet e Seminarit të katërt të dialogut mbi politikat mbi përfshirjen e Romëve dhe Egjiptianëve; si dhe Strategjinë e re për Romë. Gjithashtu është e bazuar në nevojat/problematikat që përmballen aktualisht anëtarë të të dy minoriteteteve si dhe janë parashikuar masa në përputhje me nevojat urgjente të krijuar nga Pandemia Covid-19.

Një fushë e re në këtë plan është Antixhipsizmi, i cili ka për qëllim njohjen dhe adresimin e tij në politikat publike si dhe përmes ndryshimeve sistematike dhe strukturore do të garantohet një shoqëri e çliruar nga diskriminimi ndaj Romëve dhe Egjiptianëve.”
Pyetur se kur do të do jetë gati për konsultim publik dhe për miratimin e tij, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shprehet se do të kryhen brenda këtij viti.
Çfarë është dokumenti i Podzan, i cili ishte produkt I takimit të Partnërëve të Ballkanit Perëndimor në 5 Korrik 2019?
Ky dokument është një deklaratë e Partnerëve të Ballkanit Perëndimor për Integrimin e Romëve në kuadër të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, ku Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor ritheksojnë angazhimin e tyre për integrimin e Romëve në shoqëri. Përpos këtij qëllimi, përmes kësaj deklarate vendet partnere i paraqitin kërkesa për suport Bashkimit Europian në mënyre që së bashku të mund të arrijën të ndikojnë në realizimin e këtyre masave.
Kjo deklaratë përmban 11 objektiva të cilat çdo qeveri si pjesë e kësaj deklarate duhet ti zbatojë. Objektivat prekin fushat si; strehimi, punësimi, arsimi, shëndetësia, modiskriminimi dhe krijimin e mekanizmave dhe strategjive për përfshirje më të madhe të Romëve në vendimmarje, përfshirje në vetëqeverisjen vendore, formulimin e politikave etj.

Gjatë muajit Dhjetor 2020, Ministria e Shëndetësisë ka kryer konsultime përmes platformave online me përfqësuesë të organizatave Rome dhe Egjiptiane për masat e nevojshme të cilat duhen vendosur në planin përfundimtar. Sipas përgjigjes nga MSHMS, është hartuar një draft plan dhe pritet publikimi i tij për konsultim publik brenda këtij viti.