Pensioni Social/ Tre organizata peticion për uljen e moshës

Të fundit

Jeta Pera
Jeta Pera
Jeta Pera ka studiur për Gjeografi në Universitetin e Tiranës, prej disa vitesh është aktiviste për të drejtat e minoritetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri.
Peticioni i dorëzuar në Kuvend

Qëndra TREJA dhe organizatat Drejtësi Sociale dhe Lëvizja Egjiptiane e Rome, kanë dorëzuar ditën e  Enjte në Kuvendin e Shqipërisë,  peticionin e firmosur nga 2000 qytetarë, të cilët kërkojnë uljen e moshës së pensionit social.

Që prej 10 muajsh këto organizata kanë advokuar për të ulur moshën e përfitimit të pensionit social, moshë e cila bazuar në ligj duhet të jetë 70 vjeç. Pensioni social, për herë të parë në vendin tonë, ka filluar të jepet nga data 1 janar e vitit 2015, me anën e një ligji të veçantë. Aktualisht pensioni social është i barabartë me pensionin që mund të merrte një qytetar me pagë minimale dhe, me të paktën, 15 vite punë të siguruar, kritere të cilat nuk ndihmojnë në përfitimin e pensionit për të moshuarit të cilët vijnë nga grupe vurnerabël dhe që nuk kanë patur një punë formale në të kaluarën.

Sipas të dhënave të mbledhur nga aktivistët në 3 qytete, Shkodër, Elbasan dhe Korçë, rezulton se në 315 persona rreth 65% e tyre në moshë të thyer kanë vështirësi në mbulimin e kostove të medikamenteve. Ndonëse një pjesë e barnave janë të rimbursueshme, për shkak të efektshmërisë me të lartë ata detyrohen të blejnë medikamente më të shtrenjta të cilat nuk janë në listen e rimbursimeve. Mbulimi i medikamenteve është vetëm një nevojë për grupin vulnerabël sic janë të moshuarit, pasi shumë prej familjeve rome e egjiptiane kanë vështirësi ekonomike për të siguruar ushqimin e nevojat bazike, si dhe  kanë mungesë të ardhurash,  pasi kjo grupmoshë 60 vjeç e lart nuk mund të jenë përfituese te programeve të punësimit.

 

“Gjatë firmosjes së peticionit u vu re një interes i shtuar jo vetëm nga grupmosha 60 deri në 69 vjeç, jo vetëm nga minoritetet rom dhe egjiptian por edhe nga qytetarë të tjerë të cilët e kuptojnë situatën në të cilën po jetojmë dhe sa e vështirë është që të mos kesh të ardhura. Shuma e pensionit social nuk do të zgjidhë problemet me të cilat ata përballen sidomos me rritjen e cmimeve por të paktën të plotësojnë nevojat bazike”shpjegon Ferdiola Tare, aktiviste e cila është një nga iniciatoret e kësaj nisme.

Kjo nismë është adresuar pranë institucioneve qëndrore dhe pas dorëzimit të peticionit pritet reagimi për këtë çështje. Për shkak të grupit që targeton nisma, ka një ndjeshmëri të lartë mbështetur sidomos nga qytetarët të cilët kanë mbështetur nismën përmes firmosjes së peticionit. Sugjerimi për të ulur moshën e përfitimit të pensionit social është dërguar më herët edhe në platformën e bashkëqeverisjes për të adresuar problematikat që shoqërojnë grupmoshën 60 deri në 69 vjeç, duke shpresuar të nxitin një vullnet pozitiv  të institucioneve në politikbërje.

 

 

Më të lexuarat