Pasi iu mori votën, bashkia Fier harron romët e fshatit Drizë

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Duke u nisur për në fshatin Rom,  5 km larg nga qendra e Fierit, përballesh me një rrugë të amortizuar pa asfalt, me gropa dhe e mbushur plot me shkurre e mbetje. Po mos ta dish se është rruga që të çon në fshatin Drizë, për një moment mund të mendoje se po shkoje drejt një pylli, por një pylli shumë të ndotur. Kjo është panorama me të cilën përballen çdo ditë dhe janë të detyruar të jetojnë 500 familjet rome të këtij fshati.

 

Romët prej vitesh ankohen për mungesën e infrastrukturës, shërbime bazike ujë dhe ndriçim por këto problematika nuk arrijnë asnjëherë të zgjidhen. Më parë banorët kanë protestuar përpara bashkisë Fier, nga ku kanë ikur me premtimin se shumë shpejt problematikat do të merrnin zgjidhje.

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit 2023, Panajoti bashkë me banorët dhe organizatat kërkuan që të asfaltohej rruga e tyre, por kandidati fitues u mjaftua vetëm me disa “arnime. Ca makinë me rërë bitumi e çakull, por edhe këto të hedhura jo në ato rrugica dhe lagje ku banojnë romët.

Romeo tregoi për CRA se prej vitesh ata kanë kërkuar që Bashkia Fier të reagojë dhe të rregullojë rrugët, kanalizimet dhe ndriçimin publik, por projektet sipas tij mbeten vetëm në letër: “Unë e di që rruga do jetë shumë e vështirë për t’u bërë se jemi mësuar që këtu vijnë shumë njërëz dhe na thonë për rrugën, por deri më tani asgjë nuk është bërë, problemi im janë kanalizimet e ujrave të zeza. Unë sapo kam bërë një gropë septike në oborrin tim por sa herë bie shi, vendi përmbytet nga uji dhe gjithçka del në sipërfaqe”, përfundoi Romeo për CRA.

Panajoti është aktivist paraligjor, por edhe kryeplak i fshatit Drizë. Ai na tregon se fshati është i harruar nga institucionet. Sipas tij, janë bërë shumë kërkesa për rregullimin e rrugëve, ujin e pijshëm dhe ndriçimin por asnjëhërë nga institucionet nuk ka pasur reagim. “Ne kemi bërë edhe protesta të shumta përpara Bashkisë Fier, jemi takuar me zv.kryetaren, na kanë thanë fjalë të mirë, por nuk ka asgjë konkrete në terren.”, u shpreh Panajoti gjatë intervistës për Community Reporters Albania.

Popullsia në fshatin Rom është larguar në drejtim të shteteve më sociale si Franca, Gjermania për të gjetur një mundësi të re për të jetuar, pasi në vendin e tyre është e vështirë të gjesh punë të qëndrueshme, të kësh shërbime bazike, dhe të edukosh fëmijët. A.Zotaj  është një nënë e cila pret dita, ditës të iki në Francë pasi këtu e ka të pamundur të jetëojë, kushtet në shtëpinë e saj bëhën edhe më të vështira për jetesën, edhe pse ka kërkuar gjithmonë që të rikontruktojë banesën e saj përmes programit të “rikonstruksionit” nga Bashkia Fier, por kjo e fundit nuk dorëzon dosjet pranë Ministrisë së Financave për t’a mbështetur këtë projekt i cili vitalizon jetën në fshat duke ofruar kushte më të mira për të jetuar.

U bë që nga viti 2019 që dorëzojmë në bashki, aplikimin për rikonstruksionin e banesës, por nuk e di çfarë ndodh aty në bashki që ata nuk i dorëzojnë letrat në Ministri, flej gjumë me frikë se një natë do më bijë tavani mbi kokë, nuk jetohet kshu, prandaj dua të iki sa më parë nga këtu e të shkoj në Francë, mbase mbledh ndonjë lek dhe e rregulloj vetë, sepse këtu nuk kam mundësi të punoj, pasi kujdes për vjehrrën time të sëmurë dhe ajo na mban me pensionin që merr, tregoi znj.Zotaj për CRA.

Gjatë intervistave që gazetarët e CRA po realizonin në terren, banorët nga treguan se barishtet dhe shkurrët e shumta që janë në fshat, kanë parë gjarpërinjt dhe insekte të ndryshme dukë e kthyer në një rrezik të rëndësishëm për fëmijët që luajnë në qëndrën e fshatit. Po ashtu banorët treguan se ka vite që këtu nuk vijnë të pastrojnë dhe të heqin shkurrët, ndërkohë problem tjetër ngelet mbetjet që banorët hedhin në rrugë pas mungesës së kazanëve.

Redaksia e CRA ka përgatitur disa imazhe të prodhuara artificialisht sesi do duken rrugët e fshatit nëse do ishin shtruar, kjo për të dhenë një ide sesi Bashkia Fier mund të ndihmojë që rrugët e fshatit Rom të rivitalizohen dhe banorët kanë shërbime më të mira.

Më të lexuarat