Romët dhe Egjiptianët i gjejmë në këto zona:
Shkozë dhe Lanabregas |
Rr. Sitki Cico, Rr. Ali Baushi etj |
Allias, Kinostudio, Komuniteti 3700 Grumbullimi, Gjon Buzuku etj. |
Selitë |
Purpulitet |
Siri Kodra, Bregu Lumit, 5 Maj etj. |
Rr. Jordan Misja |
Bregu i Lumit, Instituti, Sulajt etj |
Yzberisht |
Ura e Farkës |
Katund i ri Kashar, Mëzes Fushë Kashar |
Qendra Kombëtare Tranzitore |
Ndërkohë problematikat e tyre lidhen me:
1-Strehimi i 120 familjeve Rome në Selitë, pasi banesat e tyre u shembën nga Bashkia Tiranë për të ndërtuar unazën e Tiranës, familjet që prej vitit 2014 trajtohen me subvencion qiraje por ende nuk kanë marrë një zgjidhje afatgjatë.
2-Strehimi në kuadër të rindërtimit nga termeti i vitit 2019, qindra familje rome dhe egjiptiane në Tiranë ende nuk kanë marrë një apartament nga projekti i rindërtimit nga termeti.
3-Riciklimi, mijëra individ Rom dhe Egjiptian kryejnë punën si riciklues në Tiranë por kjo është e ndaluar nga Bashkia Tiranë por ende nuk ka një zgjidhje për këtë kategori.
4-Rreth 40 familje jetojnë në Qendrën Kombëtare Transitore të Emergjencave në Tiranë në kushtë të vështira jetese, edhe pse ligji kërkon që familjet të referohen në programe të tjera strehimi, institucioni nuk ka kryer asnjë procedurë dhe familjet qëndrojnë aty që prej vitit 2014.
5-Zbatimi jo efektiv i Planit Kombëtare për Integrimin e Romëvë dhe Egjiptianëve nga institucionet qëndrore dhe vendore
6-Raporti i Bashkisë Tiranë për planin lokal të veprimit për Romët dhe Egjiptianët si më poshtë:
RAPORT VJETOR PËR PLANIN VENDOR TË VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE 2022-2024
(RAPORT PËR VITIN 2022 DHE VITIN 2023)
Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 87, datë 19.10.2022, për miratimin e “Planit Vendor të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2022-2024”, Sektori i Përfshirjes Sociale dhe Barazisë Gjinore ka komunikuar me strukturat shërbimofruese dhe hartuar raportin, si më poshtë vijon:
- Bashkia Tiranë përbëhet nga 24 Njësi Administrative dhe 3 Lagje nga të cilat raportohet se gjatë vitit 2022 në 18 prej Njësive dhe lagjeve ka të paktën një familje Rome ose Egjiptiane të regjistruar si përfituese e shërbimeve sociale. Ndërsa gjatë vitit 2023 raportohet se 16 prej tyre ka të përfshirë, të paktën një familje rome ose egjiptiane përfituese të shërbimeve sociale. Zonat me popullsi të konsiderueshme të pakicës Rome dhe Egjiptiane janë:
Nr. | Nj. Administrative | Nr. Familjeve
Rome dhe Egjiptiane |
Zona Komunitare |
1 | Njësia nr. 1 | 226 Familje | Shkozë dhe Lanabregas |
2 | Njësia nr. 3 | 52 Familje | Rr. Sitki Cico, Rr. Ali Baushi etj |
3 | Njësia nr. 4 | 290 Familje | Allias, Kinostudio, Komuniteti 3700 Grumbullimi, Gjon Buzuku etj. |
4 | Njësia nr. 5 | 245 Familje | Selitë |
5 | Njësia nr. 6 | 34 Familje | Purpulitet |
6 | Njësia nr. 8 | 78 Familje | Siri Kodra, Bregu Lumit, 5 Maj etj. |
7 | Njësia nr. 9 | 32 Familje | Rr. Jordan Misja |
8 | Njësia nr. 11 | 111 Familje | Bregu i Lumit, Instituti, Sulajt etj |
9 | Lagja 14 | 48 Familje | Yzberisht |
10 | Njësia Petrelë | 33 Familje | Ura e Farkës |
11 | Njësia Kashar | 22 Familje | Katund i ri Kashar, Mëzes Fushë Kashar |
12 | Njësia Dajt | 37 Familje | Qendra Kombëtare Tranzitore |
Pjesa tjetër e familjeve Rome dhe Egjiptiane të identifikuara në Bashkinë Tiranë gjatë vitit 2022 ndodhen në Njësinë Administrative nr, 2, 7, 10, Vaqarr dhe Zall Herr, Zall Bastar. Këto familje në Njësitë Administrative të sipërcituara janë të pakta në numër dhe nuk jetojnë në komunitete të identifikuara si zona të pakicave. Sa i përket vitit 2023 raportohet se në njësitë administrative nr. 7 dhe Zall Bastar nuk ka familje rome dhe egjiptiane të përfshira në shërbimet sociale të Bashkisë Tiranë. Ndërkohë Lagjja nr. 14 edhe pse ka një numër të konsiderueshëm të familjeve rome dhe egjiptiane në territorin e saj, nuk ka raportuar si pasojë e mosadministrimit të sistemit të ndihmës ekonomike.
- Me anë të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 87 datë 19.10.2022 është miratuar Plani i dytë Vendor i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2022-2024. Ky plan adreson shtatë fusha prioritare për përfshirjen dhe integrimin e këtyre pakicave si: arsimin, punësimin, strehimin, shëndetësinë, mbrojtjen sociale, regjistrimin civil dhe antiracizmin. Si risi nga zbatimi i planit të parë evidentohet Antiracizmi si fushë prioritare për të ndikuar pozitivisht në ngritjen e një fryme bashkjetese midis romëve, egjiptianëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Ndërkohë një rëndësi të veçantë në këtë plan i është dhënë fuqizimit ekonomik, përfshirjes në tregun e punës, mbështetjes për arsim si dhe aktiviteteve për reduktimin e gjuhës së urrejtjes. Bazuar në Planin Vendor të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2022-2024, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, ka mbështetur, ofruar dhe monitoruar shërbimet e ofruara gjatë vitit 2022 dhe vitit 2023 sipas objektivave të parashikuara për fuqizimin e individëve Rome dhe Egjiptiane në këtë plan.
ARSIMI DHE NXITJA E DIALOGUT NDËRKULTUROR.
- Arsim cilësor, gjithpërfshirës dhe i barabartë për Romët dhe Egjiptianët në të gjitha nivelet arsimore.
- (1.1) Identifikimi dhe regjistrimi i nxënësve Rom dhe Egjiptian në çerdhe/kopësht dhe arsimin e detyrueshem duke i përjashtuar nga tarifat financiare. Me anë të Vendimit nr. 158, datë 26.12.2019 të Këshillit Bashkiak “Për Miratimin e Sistemit të Taksave dhe Tarifave Vendore në Qytetin e Tiranës” janë përjashtuar nga tarifat, fëmijët Rom dhe Egjiptian që janë rregjistruar dhe frekuentojnë çerdhet apo kopshtet. Gjatë vitit 2022 janë regjistruar dhe përfitojnë këtë shërbim 233 fëmijë nga të cilët 99 janë në çerdhe me përkatësi etnike, 35 Rom dhe 64 Egjiptian dhe 134 në Kopësht (parashkollor) me përkatësi etnike, 54 Rom dhe 84 Egjiptian. Ndërsa për vitin 2023 janë regjistruar 379 fëmijë Rom dhe Egjiptian në çerdhe dhe kopësht, nga të cilët 107 janë në çerdhe me përkatësi etnike 38 Rom dhe 69 Egjiptian dhe 272 në kopësht (parashkollor), me përkatësi etnike 61 Rom dhe 211 Egjiptian;
- (1.2) Dhënia e bursave për nxënësit dhe studentët Rom dhe Egjiptian që ndjekin arsimin e detyrueshëm, të mesëm dhe të lartë. Në lidhje me bursat e ofruara nga Bashkia Tiranë sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 666, datë 10.10.2019 Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet e arsimit publik, i ndryshuar, raportohet nga Drejtoria e Politikave Lokale Arsimore se gjatë vitit 2022 kanë përfituar 11 nxënës Rom dhe Egjiptian që kanë frekuentuar arsimin e mesëm profesional nga të cilët 8 janë Rom dhe 3 Egjiptian. Gjatë vitit 2023 kanë përfituar 16 nxënës rom dhe egjiptian nga bursa për regjistrimin dhe frekuentimin e arsimit të mesëm profesional. Ndërkohë në kuadër të zbatimit të projektit “Inclusive Edujobs” është realizuar marrëveshja bashkëpunimit midis Bashkisë Tiranë dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur, ku ndër të tjera mundëson një grant thirrje për oganizatat e shoqërisë civile, të cilat mund të mbështesin nxënësit në arsimin bazë që për shkak të kushteve të vështira ekonomike nuk frekuentojnë sistemin arsimor. Mbas thirrjes dhe aplikimeve përfitues i këtij granti është organizata Shkej, e cila u fokusua për zbatimin e projektit në 8 shkolla me nxënës të konsiderueshme me përkatësi etnike rome dhe egjiptiane si: Shkolla 9 vjecare “Bajram Curri”, “Pal Engjelli”, “Siri Kodra”, “Ardian Klosi”, “7 Marsi”, “Qazim Turdiu”, “Hasan Vogli” dhe “Kolë Jakova”. Nga këto shkolla kanë ardhur rreth 90 aplikime dhe do kenë mundësi të përfitojnë vetëm 50 nxënës përgjatë vitit 2024. (ky projekt është realizuar dhe për ngritjen e një mekanizmi për zbatimin e pikës 2.1 c të VKM-së nr. 666, datë 10.10.2019 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet e arsimit publik”, i ndryshuar).
- (1.3) Sigurim i transportit falas për nxënësit romë dhe egjiptianë të cilët banojnë larg kopshteve dhe shkollave (edhe nën distancën 2km për raste specifike të justifikuar). Sa i përket mbështetjes së fëmijëve Rom dhe Egjiptian të cilët përfitojnë shërbimin e transportit falas për frekuentimin e sistemit arsimor si pasojë e distancës së vendbanimit me institucionin më të aftërt arsimor, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në bashkëpunim me organizatën Nisma për Ndryshim Shoqëror-Arsis prej disa vitesh mbështet fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian në Lanabregas. Për vitin 2022 janë shoqëruar 17 fëmijë Rom dhe Egjiptian dhe për vitin 2023 janë shoqruar 25 fëmijë Rom dhe Egjiptian të kësaj zone, nga të cilat 21 i përkatësin pakicës Rome dhe 4 pakicës Egjiptiane.
- (1.4) Krijimi i pozicionit të mediatorit Rom dhe Egjiptian në Qendrat Komunitare të Bashkisë Tiranë për të ndihmuar fëmijët në kryerjen e detyrave mësimore ose në dhënien e mësimeve plotësuese. Për krijimin e pozicionit të Mediatorit në qendrat komunitare të Bashkisë Tiranë për mbështetjen e fëmijëve Rom dhe Egjiptian, për frekuentimin e sistemit arsimor dhe përmirësimit të rezultateve në mësime, raportohet se, në qendrën Komunitare Multidisiplinare dhe në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu” janë punësuar mediator kulturorë dhe operator social. Gjatë vitit 2022, Qendra Komunitare e Terrenit ka kërkuar ndryshimin e organogramës për vendosjen e 3 pozicioneve të mediatorit të komunitetit. Gjatë vitit 2023 Qendrës Komunitare të Terrenit i është kthyer një përgjigje për shtimin e numrin të punonjësve me emërtimin e specialist terreni, ku ndër të tjera mund të operojnë më mirë në reduktimin e individëve në situat rruge.
- (1.5) Regjistrimi i fëmijëve Rom dhe Egjiptian në situtatë rruge në arsimin pararashkollor dhe atë të detyrueshëm. Numri i fëmijëve Rom dhe Egjiptian të menaxhuar gjatë vitit 2022 nga Sektori i Mbrojtjes së Fëmijëve është 57 raste të reja, ndërsa për vitin 2023 është 74 raste të reja nga të cilat 33 me përkatësi etnike rome dhe 41 me përkatësi etnike egjiptian; Nga menaxhimi i këtyre rasteve janë realizuar takime me Grupet Teknike Ndërsektoriale dhe janë marrë vendime për fuqizimin e tyre sipas nevojave, ku përfshihet dhe referimi i tyre në sistemin arsimor; Në rastet e menaxhuara nga strukturat e mbrojtjes së fëmijëve përfshihen dhe ato që janë evidentuar në situatë rruge;
- (1.6) Informimi i Romëve dhe Egjiptianëve në arsimin e detyruar për mundësitë e përfitimit të bursës së shtetit nëse vazhdojnë studimet në shkollat profesionale.( 7) Informimi i Romëve dhe Egjiptianëve për Sanksionet administrative për rastet e mosregjistrimit të fëmijës në sistemin arsimor.
Informimi për bursat e ofruara nga bashkia dhe informimi për sanksionet e mosfrekuentimit të sistemit arsimor, është realizuar me anë të shkollave, të cilët pas njoftimit të thirrjes nga Drejtoria e Politikave Lokale Arsimor kanë informuar nxënësit për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar nga bursat e dhëna në kuadër të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 666, datë 10.10.2019 Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet e arsimit publik, i ndryshuar. Ndërkohë Drejtoria e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, ka informuar drejtuesit e organizatave Rome dhe Egjiptiane dhe ndërlidhësit e këtyre minoriteteve për shpalljes e thirjes për bursë. Gjatë vitit 2023 organizata Shkej, si përfituese e grantit për mbështetjen e nxënësve në arsimit bazë të cilët për shkaqe të kushteve të vështira ekonomike nuk frekuentojnë sistemin arsimor, ka realizuar sesione informimi në 8 shkolla me nxënës të konsiderueshme të përkatësisë rome dhe egjiptiane si: Shkolla 9 vjecare “Bajram Curri”, “Pal Engjelli”, “Siri Kodra”, “Ardian Klosi”, “7 Marsi”, “Qazim Turdiu”, “Hasan Vogli” dhe “Kole Jakova”.
- (1.8) Numri i nxënësve Rom dhe Egjiptian që frekuentojnë sistemin arsimor. Për numrin e nxënësve Rom dhe Egjiptian të rregjistruar në sistemin arsimor, raportohet se, gjatë vitit akademik 2022-2023 kanë frekuentuar sistemin arsimor 1932 nxënës Rom dhe Egjiptian nga të cilët 1201 janë Rom dhe 731 janë Egjiptian. Sa i përket ndarjes sipas nivelit të arsimit janë 791 Rom dhe 439 Egjiptian në arsimin 9 -vjeçar dhe 410 Rom dhe 292 Egjiptian në shkollat e mesme. Ndërsa për vitit akademik 2023-2024 janë regjistruar 2237 nxënës nga të cilët 1266 me përkatësi etnike rome dhe 971 mer përkatësi etnike egjiptiane. Sa i përket ndarjes sipas nivelit të arsimit janë 1220 Rom dhe 868 Egjiptian në arsimin 9 -vjeçar dhe 46 Rom dhe 103 Egjiptian në shkollat e mesme.
- Trashgimia kulturore Rome dhe Egjiptiane, si vlerë e trashgimisë kulturore Shqiptare.
- (2.1) Planifikimi dhe mbështetja e projekteve artistiko-kulturore që promovojnë identitetin, kulturën dhe historinë e romëve dhe egjiptianëve në lokal në kuadër të 8 prillit; 24 qershorit; 2 gushtit Holokausti etj) dhe përfshirja e tyre në kalendarin e aktiviteteve. Për planifikimin dhe mbështetjen e projekteve artistiko-kulturore që promovojnë identitetin, kulturën dhe historinë e Romëve dhe Egjiptianëve, raportohet nga Drejtoria e Kultures dhe Trashëgimisë Kulturore se, me anë të VKB nr. 54, datë 06.07.2022 është miratuar emërtimi i një segmenti rrugor në Tiranë me emrin “Marcel Curthiade”. Kontributi i tij, si realizuesi i abetares Rome dhe mbrojtjes i identitetit Rom, kanë lënë gjurmë në forcimin e vlerave historike dhe kultorore të minoritetit Rom dhe për këtë, Drejtoria e Kultures dhe trashgimisë kulturore propozoj emrin e tij, në një nga segmetet rrugore të Tiranës. Ndërkohë në vitet më parë, është vendosur simboli i rezistencës së Romeve në Auschëitz, në fasadën e një pallati në rrugën “Bajram Curri”, si dhe një pllakë informuese për të shpjeguar simbolin e rezistencës së Romëve. Gjëtë vitit 2023, pranë Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore nuk ka patur aplikime për projekte që promovojnë, identitetin, kulturën dhe historinë e Romëve dhe Egjiptianëve. Ndërkohë Drejtoria e Promovimit dhe Zhvillimit të Industrisë së Turizmit ka realizuar 2 panaire artizanësh gjatë verës dhe kanë marrë pjesë në to 3 artizanë të pakicave Rome dhe Egjiptiane.
- (2.2) Organizimi i aktiviteteve në kuadër të ditëve kombëtare dhe ndërkombëtare të Romëve dhe Egjiptianëve. Sa i përket realizimit të aktiviteteve për ditën e shënuara për minoritetin Rom dhe Egjiptian, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale dhe Qendrat Komunitare të Bashkisë Tiranë, kanë realizuar aktivitete për 8 Prillin, 24 Qershorin, 16 Majin, fëmijëve në situatë rruge, kundër punës së fëmijëve etj. Aktivitete janë realizuar në bashkëpunim me parnerë të shoqërisë civile, në ambientet e Qendrqave Komunitare, Taracës së Bashkisë Tiranë dhe Fakultetit të Shkencave Sociale. Gjate vitit 2022 jane realizuar gjithesej 14 aktivitete. Ndërsa gjatë vitit 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale dhe Qendrat Komunitare të Bashkisë Tiranë kanë realizuar 18 aktivitet gjithësej, ku për ditët e shënuara për pakicat Rome dhe Egjiptiane janë realizuar me grup mosha të ndryshme si: fëmijët, adoleshentët, burrat dhe gratë. Ndërkohë një aktivitet i realizuar për 5 Nëntorin, Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome ka ndodhur për herë të parë pranë Qendrës Komunitare Multidisiplinare, ku midis të tjerave u promovua fjalori, abetarja dhe historiku i përpjekjeve institucionale për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës Rome.
STREHIMI SOCIAL
- Përmirësimi i kushteve në banësat ekzistuese të minoritetit Rom dhe Egjiptian.
- (1.1) Përfshirja e familjeve Rome dhe Egjiptiane në programet e strehimit social të ofruar nga Bashkia Tiranë. Përfshirja e familjeve Rome dhe Egjiptiane në programet e strehimit social, është një proces që realiziohet me dy faza, aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit.Gjatë vitit 2022 ka patur një numër të konsiderueshmë të familjeve Rome/Egjiptiane përfituese të programeve të strehimit. Llogaritet se në programin social të strehimit janë përfshirë 32 familje Rome/Egjiptian, 31 familje ne programi i subvencimit të qirasë dhe 1 familje në programin e subvencionimit të interesave të kredisë. Një pjesë e përfitueseve Rom/Egjiptian, të përfshirë në programin e subvencionit të qirasë nuk llogaritet te shifra e lartpërmendur, pasi nuk i është kërkuar vërtetimi i etnisë për asnjë prej familjeve që janë mbështetur për të rikuperuar pasojat e tërmetit. Megjithatë ky numër llogaritet se është disa herë me i lartë se përfituesit e lartëpërmendur. Ndërkohë për familjet e mbështetura nga programi i banesave sociale me qira dhe programi i banesave sociale të ndërtuar për minoritetit Rom dhe Egjiptian në Shkozë dhe Lanabregas dhe marrja e tyre në huarpërdorje, llogaritet se janë rreth 226 familje përfituese. 106 familje në banesat sociale dhe 120 në banesat e dhëna me kontratë huapërdorje. Gjatë vitit 2023, janë përfshirë në 22 familje rome/egjiptiane në programin e subvencionimit të qirasë, nga të cilat 15 janë familje me përkatësi etnike rome dhe 7 me përkatësi etnike egjiptiane. Ndërkohë për programin e subvencionimit të interesave të kredisë nuk ka patur thirrje përgjatë vitit 2023 dhe për programet e tjera të strehimit ka vazhduar të jetë e njëjta situat 226 familje përfituese 106 familje në banesat sociale dhe 120 në banesat e dhëna me kontratë huapërdorje.
- (1.2) Zhvillimi i një studimi për identifikimin dhe vlerësimin e nevojave të familjeve Rome dhe Egjiptiane që jetojnë në zona informale. Sa i përket studimit për identifikimin dhe vlerësimin e nevojave të familjeve Rome dhe Egjiptiane që jetojnë në zona informale, nuk është mundësuar një studim i mirërfilltë, por nga komunikimet me punonjës të njësive administrative dhe ndërlidhës Rom/Egjiptian informohemi se zona problematike evidentohen në Petrelë, Yzberisht, Bregu Lumit etj. Gjatë vitit 2023 është vlerësuar zona e Yzberishtit si pasojë e rikonstruksionit të rrugës “Jorgo Panajoti” dhe janë informuar banorë e kësaj zone për procedurat e aplikimit në programet sociale të strehimit. Në përfundim projekti nuk preku banesat informale të romëve dhe egjiptianeve dhe familjet nuk aplikuan në programet sociale të strehimit.
- Përmirësimi i aksesit për të përfshirë Romët dhe Egjiptianët në programet e strehimit social
- (2.1) Trajnimi i stafit për përdorimin e sistemit elektronik për aplikimet në programet sociale të strehimit. Në lidhje me trajnimin e stafit për përdorimin e sistemit elektronik për aplikimin në programet e strehimit social, raportohet nga Drejtoria e Strehimit Social se “Vënia në funksion e sistemit online të strehimit me qëllim dixhitalizimin e programeve të strehimit është ende në proces”. Përgjatë vitit 2023, vënia në funksion e sistemit online të strehimit me qëllim dixhitalizimin e programeve të strehimit është ende në proces.
- (2.2) Përfshirja e familjeve Rome dhe Egjiptiane të cilët janë të strehuar në Banesat Sociale, në programe që ndikojnë rritjen e të ardhurave dhe mundësinë e pagesës së detyrimeve Me anë të programit të punëve publike në komunitet familjet e përfshira në sistemin e ndihmës ekonomike i është ofruar mundësia e punësimit të përkohshëme pa dalë nga sistemi e ndihmës ekonomike, me synim fuqizimin dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës. Gjatë vitit 2022 janë përfshirë 14 familje dhe gjatë vitit 2023 janë përfshirë 14 familje të tjera; Ndërkohë raportohet nga Njësitë Administrative se 77 familje janë mbështetur dhe fuqizuar me anë të marrjes së një shërbimi social vendor;
- (2.3) Lehtësimi i familjeve Rome dhe Egjiptiane nga punonjësit e njësive administrative për përgatitjen e dokumentacionin për të aplikuar në programet e strehimit social. Numri i rasteve të mbështetur nga punonjësit e njësive administrative për përgatitjen e dokumentacionit për të aplikuar në programet e strehimit social, raportohet se, gjatë vitit 2022 janë mbështetur rreth 168 familje Rome/Egjiptiane për të aplikuar në programet sociale të strehimit, ndërsa gjatë vitit 2023 janë 127 familje.
- (2.4) Përshtatja e pagesave kontraktuale të banesave sociale me kosto të ulët me fuqinë paguese të familje të përfshira në këtë program. Për përshtatjen e pagesave kontraktuale të banesave sociale me kosto të ulët me fuqinë paguese të familjeve të përfshira në këtë program, raportohet nga Drejtoria e Strehimit Sociale se, “Po punohet për rivlerësimin e kushteve të përfituesve të Banesave Sociale me Qira”.
- (2.5) Lehtësimi i procedurave për privatizimin e objekteve shtetërore që shfrytëzohen për strehim nga familjet Rome dhe Egjiptiane, me anë të vendimeve të institucioneve apo zyrave përkatëse. Për lehtësimin e procedurave për privatizimin e objekteve shtetërore që shfrytezohen për strehim nga familjet Rome dhe Egjiptiane, me anë të vendimeve të institucioneve apo zyrave përkatëse, nuk raportohet për vitet 2022-2023, si pasojë e mos evidentimit të objekteve shterërore të shfrytëzuara nga familjet Rome dhe Egjiptiane pa leje institucionale dhe mos trajtimin e ndonjë kërkese për shfrytëzimin e tyre për objekt
- (6) Informimi dhe ndërgjegjësimi i familjeve që jetojnë në zona informale për planin regullues të Bashkisë Tiranë dhe referimi i tyre për të ndjekur procedurat e legalizimit përpara fillimit të investimeve publike. Në lidhje me informimin dhe ndërgjegjësimin e familjeve që jetojnë në zona informale për planin regullues të Bashkisë Tiranë dhe referimi i tyre për të ndjekur procedurat e legalizimit përpara fillimit të investimeve publike, nuk raportohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike, megjithatë evidentohet se planet rregulluese të qytetit të Tiranës janë publikuar të faqja zyrtare e bashkisë, cka i mundëson qytetarit të informohet paraprakisht për cdo investim publik që do të kryhet. Ndërkohë vendimet e këshillit bashkiak janë publike dhe kushdo mund të informohet për vendimet që kanë të bëjnë me investimet publike. Gjatë vitit 2023, është trajtuar problematika e sjell në vëmendje nga Organizata për Advokim Social për familjet rome dhe egjiptiane të zonës së Yzberishtit të cilat mund të prekeshin nga projekti i zgjerimit të rrugës“Jorgo Panajoti”. Duke marrë në konsideratë se këto familje nuk kanë dokumentacion pronësie, janë vlerësuar dhe informuar për programet sociale të strehimit. Në fund të vlerësimit projekti nuk arriti të prekte vendbanimet e tyre dhe familjet vazhdojnë të jetojnë me kushtet e mëpërparshme.
- (2.7) Krijimi i bashkëpunimit me zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për përshpejtimin e procesit të legalizimit për zonat dhe objektet e ndërtuara pa leje në zonën e Tiranës. Sa i përket bashkëpunimit me zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për përshpejtimin e procesit të legalizimit për zonat dhe objektet e ndërtuara pa leje në zonën e Tiranës, raportohet se qytetarët janë informuar për përdorimin e sistemit e-albania për të aplikuar për legalizimin e objekteve që zotrojnë pa leje. Gjatë vitit 2023 nuk është ndërtuar një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, por sikurse është operuar gjatë vitit 2022, punonjësit e Bashkisë Tiranë kanë orientuar qytetarët për të aksesuar këtë shërbim online;
PUNËSIMI DHE ZHVILLIMI EKONOMIK
- Nxitja e punësimit të Romëve dhe Egjiptianëve, nëpërmjet programeve të nxitjes së punësimit
- (1.1) Krijimi i zyrës së Këshillimit të Karierës pranë Bashkisë Tiranë, e cila do të ketë në fokus minoritetet Rome dhe Egjiptiane, për t’i integruar në aktivitete të ndryshme zhvillimi. Për ofrimin e shërbimit të këshillimit të karrierës me qëllim përfshirjen e Romëve dhe Egjiptianëve, në aktivitete të ndryshme zhvillimi, Drejtroia e Nxitjes së Punësimit ka realizuar disa trajnime me stafin e qendrave komunitare të Bashkisë Tiranë për t’i trasmetuar atyre informacion sesi realizohet këshillimi i karrierës, që më pas këtë shërbim ta ofrojnë për përfituesit e qendrës. Ndërkohë shërbimi i këshillimit të karrierës ka vazhduar me nxënësit e shkollave, në të cilat janë përfshirë dhe fëmijët Rom ose Egjiptian po nuk janë mbledhur të dhëna sipas etnisë, shërbimi është ofruar për të gjithë nxënësit pa dallim.
- (1.2) Përfshirja e individëve Rom dhe Egjiptian në shërbimin e këshillimit të karierës dhe orientimit për t’u përfshirë në tregun e punës. Drejtoria e Nxitjes së Punësimit midis të tjerave ofron shërbimin e lidhjes së punëkërkuesit me vendet e punës në sektorin privat.Kështu gjatë vitit 2022 ka trajtuar 151 raste të paraqitura pranë kësaj zyre, duke i dhënë mundësi qytetarëve të kalojnë një intervist paraprake për aftësit dhe interesat e tyre dhe më pas të referohen pranë biznesit që i kërkon. Në procesin e intervistimit, realizohet këshillimi i qytetarit për interesat, pozicionin e punës dhe kërkesat e tregut. Gjatë vitit 2023, Drejtoria e Nxitjes së Punësimit , ka intervistuar, këshilluar dhe referuar në treguan e punësimit 37 qytetar rom dhe egjiptian;
- (1.3) Krijimi i mundësive për intershipe dhe punësimin e individëve Rom dhe Egjiptian në Administrate Publike. Për krijimin e mundësisë për intershipe dhe punësim të Romëve dhe Egjiptianëve në Administratë Publike, Bashkia Tiranë, ka të punësuar një numër të konsiderueshëm të këtyre pakicave, kryesisht në sektorin e shërbimeve por dhe në drejtori apo qendra komunitare. Gjithësesi, gjatë vitit 2022 ka filluar një komunikim midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Sociale dhe Drejtorisë së Përgjithshme e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Tiranë për adresimin e këtij problemi dhe është evidentuar se, ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil trajton qytetarët në bazë të vlerësimit gjatë intervistës dhe nuk favorizon sipas etnisë apo kategorisë së cilës i përket. Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore shpreh bashkëpunimin e saj për implementimin e çdo lloj politike sociale që mundëson punësimin e Romëve dhe Egjiptianëve në Administratën Publike sipas legjislacionit në fuqi.
- (1.4) Komunikim dhe informimi i romëve dhe egjiptianëve rreth politikave/programeve të reja të punësimit dhe përfitimeve që rrjedhin prej tyre në mënyrë direkte nga strukturat e punësimit. Për informimin e Romëve dhe Egjiptianëve rreth politikave/programeve të reja të punësimit,Drejtoria e Nxitjes së Punësimit raporton se ka informuar rreth 187 individë të paraqitur pranë zyrave të tyre. Ndërkohë për vitin 2023, Drejtoria e Nxitjes së Punësimit informon se 23 raste rome dhe egjiptiane janë informuar rreth politikave/programeve të reja të punësimit;
- (1.5) Mbështetje me grante financiare për ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve që mundësojnë punësimin dhe vetëpunësimin e individëve Rom dhe Egjiptian. Gjatë vitit 2022, nuk evidentohen Rom ose Egjiptian përfitues të granteve financiare për ngritjen dhe zhvillimin e një biznesi që mundësojnë punësimin dhe vetëpunësimin e kategorive në nevojë. Ndërkohë gjatë vitit 2023 kanë përfituar nga programi i granteve për vetëpunësimin e grave dhe vajzave 3 individë rom dhe egjiptian;
- (1.6) Identifikimi dhe referimi i punëkërkuesve Rom dhe Egjiptian në bizneset private(Në kuadër të zbatimit të ligjit për nxitjen e punësimit) Numri i të punësuarve Rom dhe Egjiptian, në bizneset e referuara nga Drejtoria e Nxitjes së Punësimit, gjatë vitit 2022 është 16. Gjatë vitit 2023, Numri i bizneseve që kanë punësuar rom dhe egjiptianë, sipas sistemit te drejtorise se nxitjes se punesimit është 12 dhe numri i individëve të punësuar në këto biznese është 20.
- (1.7) Realizimi i aktiviteteve gjithëpërfshirëse të këshillit bashkiak me grupet e interesit përfshirë anëtarët e pakicave kombëtare rome dhe egjiptiane. Mbledhjet e Këshillit Bashiak të Tiranës janë publike dhe kushdo që shpreh dëshirën mund të bëhet pjesë e një mbledhje sipas interesave të cështjeve që do trajtohen. Gjatë vitit 2022, nuk është raportuar se anëtarët e minoritetit Rom dhe Egjiptian të jenë pjesë si grupë interesi e ndonjë cështje të caktuar të Këshillit Bashkiak. Gjatë vitit 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, ka realizuar një takim me grupet e interesit për konsultimin e projekt buxhetit që do t’i propozohet Këshillit Bashkiak.
- Nxitja e sipërmarrjes (sociale) dhe vetëpunësimit të Romëve dhe Egjiptianëve.
- (2.1) Mbështetje për pregatitjen e planeve të biznesit nga zyra e këshillimit të karrieres dhe grante për vetëpunësimin e individeve Rom dhe Egjiptian me qëllim akomodimin e tyre në ekonomin formale. Për mbështetjen në pergatitjen e planeve të biznesit nga zyra e këshillimit të karrierës për grantet e vetëpunësimit, raportohet se zyra e këshillimit të karrierës ofron shërbimin e testeve të inteligjencës dhe motivimit në shkollat e ndryshme të arsimit publik dhe nuk ofron shërbim për të mbeshtetur apo lehtësuar dike që do të realizojë një aplikim për gratet e vetëpunësimit. Megjithatë ky shërbim është ofruar nga partner të shoqërisë civile; Gjatë vitit 2023 numri i Romëve dhe Egjiptianëve të mbështetur për pregatitjen e planeve të biznesit nga partnerët e shoqërisë civile për aplikimin në grantet e vetëpunësimin është 6.
- (2.2) Përgjysmimi i taksave dhe tarifat vendore me 50 % për bizneset e ngritura nga romë dhe egjiptianë, dhe për ato biznese që kanë të punësuar një numër të konsiderueshëm të romëve dhe egjiptianëve. Me anë të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 139, datë 23.12.2022 Për “Disa ndryshime të Vendimit nr. 158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak , “Për sistemimin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar është miratuar përjashtimi nga taksa e përkohëshme e infrastrukturës arsimore në masën 50% për bizneset e ngritura nga romët dhe egjiptianët dhe për ato biznese, të cilat numri I të punësuarve rom dhe egjiptian zënë mbi 30 % të numrit total të të punësuarve në atë biznes. Gjatë vitit 2022 nuk kemi të regjistruar përfitues të këtij shërbimi si pasojë e miratimit të vendimit në Dhjetor gjatë vitit 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore nuk ka pasur aplikime të subjekteve të komunitetit Rom dhe Egjiptian për të përfituar lehtësira në lidhje me taksat dhe tarifat vendore.
- (2.3) Mundësimi i hapësirave të caktuara tregëtare për t’u përdorur nga romët dhe egjiptianët për shitjen e mallrave dhe produkteve të ndryshme. Bashkia Tiranë gjatë viteve 2018-2019 ka ndëtuar dy tregje për tregtarët Rom dhe Egjiptian që tregtojnë veshje të përdorura, një në zonën e Shkozës dhe një në zonën e Selitës. Nga ky shërbim, tregtarët, përfitues të tezgave janë përjashtuar nga taksat dhe tarifat vendore prej një afati një vjecar. Gjatë vitit 2023 tregtarët rom dhe egjiptian janë duke shfrytëzuar rreth 200 tezgat e këtyre tregjeve;
- (2.4) Identifikimi i grumbulluesve të mbetjeve dhe përfshirja e tyre graduale në sektoret e punësimit formal. Gjatë vitit 2022 Drejtoria e Nxitjes së Punësimit në bashkëpunim me organizatën EPER Center ka identifikuar 229 individë Rom dhe Egjiptian të cilët merren me mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme dhe i ka njoftuar për intervistë dhe mundësi referimi në sektorin formal të punësimit, por nuk janë paraqitur për të kaluar procesin e intervistimit. Ndërkohë raportohet se gjatë vitit 2023 janë identifikuar 120 individë rom dhe egjiptian të cilët merren me mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme;
KUJDESI SHËNDETËSOR
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe aksesit ndaj shërbimeve shëndetësore për anëtarët e pakicave Rome dhe Egjiptiane
- (1.1) Monitorimi i situatës së vaksinimit në zonat me përqëndrim të anëtarëve të minoritetit Rom dhe Egjiptian dhe mundësimi i vaksinimit për rastet e identifikuara. Gjatë vitit 2022 nuk është evidentuar ndonjë zonë problematike, ku shërbimi social i Bashkisë Tiranë të angazhohej për të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e vaksinimit. Sa i përket shërbimit të informimit për rëndësinë e vaksinimit, Qendrat Shëndetësore dhe Shërbimet konsultore kanë informuar qytetarët për rëndësinë e vaksinimit; E njëjta situat ka vazhduar dhe për vitin 2023;
- (1.2) Ndërgjegjësimi për rëndësinë e regjistrimit të fëmijëve Rom dhe Egjiptian si dhe nxitja për përfitimin e bonusit të lindjes. Raportohet nga njësitë administrative se gjatë vitit 2022, janë 132 fëmijë rom dhe egjiptian të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile dhe për fitues të bonusit të lindjes. Ndërkohë 4 raste jane ne proces gjyqesor prane Studios ligjore Gjatë vitit 2023 raportohet nga Njësitë Administrative se numri i fëmijëve të regjistruar ne regjistrin e gjendjes civile është 41, ndërsa numri i fëmijëve që kanë përfituar bonusin e lindjes është 66. Nga shpjegimi i Njësisë Administrative raportohet se, numri i fëmijëve të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile është për numrin e regjistrimeve të asistuar nga punonjësitë e njësisë administrative dhe jo numri real i lindjeve. Ndërkohë raportohet nga Qendra Komunitare Shkozë se janë regjistruar 7 fëmijë, në regjistrin e gjendjes civile;
- (1.3) Fushata ndërgjegjësuese për rëndësinë e kujdesit shëndetësor, shëndetin e nënës dhe fëmijës, sëmundjet seksualisht të trasmetueshme, dëmet që shkakton, alkooli, droga, lojrat e fatit etj. Gjatë vitit 2022 janë realizuar 19 fushata ndërgjegjësuese për rëndësinë e kujdesit shëndetësor. Fushatat shëndetësore janë realizuar në bashkëpunim me Qendrën Shëndetësore Shkozë, Nga këto fushata janë realizuar 2 fushata mbi rëndësinë e vaksinimit me doktoreshën e konsultores së qendrës shëndetësore shkozë, znj. Elona Kruja, 2 me mjekun e për gjithshëm te familjes dhe 2 me pediatren znj. Aulona Metaj; Gjatë vitit 2023, Qendrat komunitare raportojnë se numri i fushatave të realizuara për rëndësinë e kujdesit shëndetësor, shëndetin e nënës dhe fëmijës, sëmundjet seksualisht të trasmetueshme, dëmet që shkakton, alkooli,droga, lojrat e fatit etj., është 9, dhe numri i pjesëmarrësve Rom dhe Egjiptian në to, është 261. Ndër aktivitet e kryera nga qendrat janë: shoqerimi për vaksnimin e fëmijëve, ndjekjen e procedurave për KEMP, nxjerrja e kartave të shëndetit, fizioterapi etj;
- Përmirësimi i cilësis së shërbimit shëndetësor që marrin anëtarët e pakicave Rome dhe Egjiptiane
- (2.1) Dezinfektimi i zonave ku jetojnë Romët dhe Egjiptianët për të parandaluar përhapjen e COVID-19 ose sëmundjeve të tjera. Gjatë kohës së covid-it janë dizifektuar disa vendbanime Rome dhe Egjiptiane, Drejtoria e shërbimeve të Dezinfektimi Dezinsektim dhe Deratizim gjatë periudhës Janar 2022- Dhjetor 2023 ka kryer në total 27 urdhra pune nga të cilat 17 janë kryer gjatë vitit 2022 dhe 10 gjatë vitit 2023. Këto shërbime janë kyrer në zonat: 1) Banesat e Komunitetit Rom Lanabregas. 2) Banesat e Komunitetit Rom Shkozë. 3) Kompleksi i Banesave Sociale Shkoze.Në këto zona është kryer shërbim i plotë Dezinfektimi Dezinsektim dhe Deratizim (dezinfektim kundra viruseve dhe baktereve përfshirë Covid-19, dezinsektim kundra insekteve fluturuese dhe zvarritese, deratizim kundra minjve, gjarpërinjve etj).
- (2.2) Informimi i Romëve dhe Egjiptianëve për kryerjen e vaksinimit kundër COVID-19. Gjatë vitit 2022, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në bashkëpunim me Organiza tën Linja e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat ka realizuar disa sensione infromuese për kryerjen e vaksinimit Covid-19. Në total janë realizuar 5 aktivitete, ku ndër to janë realizuar dhe në zonën e Shkozës me pjesëtarë të pakicës Rome dhe Egjiptiane. Gjatë vitit 2023, Qendrat Komunitare të Bashkisë Tiranë, raportojnë se numri i takimeve të realizuara për informimin e romeve dhe egjiptianeve për rëndësine e vaksinimit është 13, por pa i përcaktuar nësë janë realizuar me qëllim reduktimin e Covid-it si pasojë e rënies së fuqisë;
- (2.3) Furnizimi në mënyrë periodike i anëtarëve të Minoriteteve Rome dhe Egjiptiane me maska mbrojtëse ndaj virusit COVID 19 dhe dezinfektues. Për shkak të rënies së fuqisë se virusit Covid-19, gjatë vitit 2022 nuk është realizuar aktivitet për shpërndarjen e maskave mbrojtëse dhe dezifektantëve te familjet Rome dhe Egjiptiane; Gjatë vitit 2023 raportohet nga Qendrat Komunitare të Bashkisë se, duke qënë se rastet e prekura nga covid-19 përgjatë vitit 2023 kanë qenë të ulta pajisja e tyre me maska mbrojtëse dhe dezifektant është bërë në bazë të nevojave, ndërkohë raportohet se në disa Qendra janë mbështetur me maska mbrojtëse dhe dezifektant 40 familje, të cilët janë dhe përfitues të shërbimeve të qendrës;
- (2.4) Informimi dhe referimi i individëve me probleme shëndetësore për të plotësuar dokmentat dhe për të përfituar pagesën e aftësisë së kufizuar. Zyra e shërbimit social pranë Njësive Administrative ka informuar dhe referuar individët me probleme shëndetësore pranë strukturave të shërbimit shëndetësor për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për të aplikuar për pagesën e aftësisë së kufizuar. Ndërkohë gjatë vitit 2023, numri i takimeve të realizuara për individët me probleme shëndetësore për të plotësuar dokmentat dhe për të përfituar nga pagesa e aftësisë së kufizuar është rreth 13;
- (2.5) Referimi i rasteve që nuk kanë mundësi të sigurojnë medikamente, te organizatat dhe partnerët e Bashkisë Tiranë. Gjatë viti 2022 raportohet nga Qendrat Komunitare dhe Njësitë Administrative të Bashkisë Tiranë se janë mbështetur 135 raste individësh me nevojë për medikamente duke i referuar te organizatat partnere të shoqërisë civile. Gjatë vitit 2023 raportohet se janë referuar për mbështetje me medikamente pranë organizatave të shoqërisë civile 101 raste nga të cilat 53 nga Qendrat Komunitare të Bashkisë Tiranë dhe 48 nga Njësitë Ad ministrative;
AKSESI NË SISTEMIN E DREJTËSISË DHE REGJISTRIM CIVIL
Ofrimi i ndihmës ligjore për minoritetin Rom dhe Egjiptian me qëllim zgjidhjen e problematikave që i pengojnë ata të kenë akses në shërbimin e gjendjes civile.
- (1.1) Raportimi i fëmijëve të paregjistruar te zyra e gjendjes civile dhe Qendra e Ndihmës Juridike Parësore nga strukturat përgjegjëse të mbrojtjes se fëmijëve për femijët e lindur brenda dhe jashtë institucioneve shëndetësore dhe brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë . Gjatë viti 2022, Sektori i Mbrojtjes së Fëmijëve ka operuar nëpërmjet punon jësve së mbrojtjes së fëmijëve në cdo njësi administrative për trajtimin e rasteve me nevojë regjistrim në gjendjes civile. Rastet e trajtuara janë referuar pranë organizatave të shoqërisë civile që trajtojnë cështjet e regjistrimit të fëmijëve, por nuk janë mbajtur rekorde për numrin e rasteve të referuara. E njëjta situat vazhdon për vitin 2023;
- (1.2) Informimi dhe ndërgjegjësimi i anëtarëve të minoritetit Rom dhe Egjiptian për procedurat, dokumentacionin dhe përfitimet që rrjedhin nga regjistrimi civil. Të 27 punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve realizojnë informim për anëtarët e komunitetit Rom dhe Egjiptian për rëndësinë e regjistrimit të fëmijëve në gjendjen civile. E njëjta situatë vazhdon për vitin 2023;
- (1.3) Identifikimin i familjeve Rome dhe Egjiptiane që banojnë në Tiranë por gjendjen civile e kanë në qytet tjetër. Gjatë vitit 2022 janë identifikuar 108 familje Rome dhe Egjiptiane që banojnë në Tiranë, por gjendjen civile e kanë në qytet tjetër. Gjatë vitit 2023 raportohet se janë 129 familje rome dhe egjiptiane banues në territorin e gjendjes civile të qytetit të Tiranës dhe dokumentacioni ne kanë në një qytet tjetër.
- (1.4) Ofrimi i ndihmës nga njësia administrative për verifikimin dhe pajisjen me vërtetim faktik familjet që nuk jetojnë në vendbanimin e deklaruarpranë gjendjes civile dhe që për arsye të pavarura prej tyre nuk mund të ndryshojnë vendbanimin.(Kjo masë është me qëllim trajtimin e këtyre familjeve me programet e strehimit social). Gjatë vitit 2022 janë pajisur me vërtetim faktik nga njësia administrative dy raste të cilën e kanë gjendjen civile në një vend tjetër dhe për efekt të regjistrimit në institucion arsimor njësia administrative I ka pajisur me vërtetim faktik. Gjatë vitit 2023 janë 69 raste të cilat janë paisur me vërtetim faktik, por duke pasur parasysh se nuk është konkluduar një dokument për transferimin e gjendjes civile këto dokumente janë lëshuar për regjistrim në institucionet arsimore;
- (1.5) Bashkëpunimi me zyrën e gjendjes civile për transferimin e vendbanimit të anëtarëve të Minoriteteve Rome dhe Egjiptiane. Gjate vitit 2022 Në bashkëpunim me zyrën e gjendjes civile janë trajtuar 27 raste Rome Egjiptiane për ndryshimin e vendbanimit. Gjatë vitit 2023, për Numrin e rasteve të trajtuara nga bashkëpunimi me zyrën e gjendjes civile për transferimin e vendbanimit të anëtarëve të Minoriteteve Rome dhe Egjiptiane (Të tilla mekanizma mund të jenë i. Mbeshtetja juridike për kryerjen e transferimit të vendbanimit; Zvogëlimi i barrierave administrative që pengojnë procesin e transferimit të vendbanimit etj) janë raporuar nga Njësitë Administrative 25 raste rome, egjiptian;
- (1.6 a) Referimi i rasteve të komunitetit Rom dhe Egjiptian për shërbim juridik falas te Qendra e Ndihmës Juridike Parësore & ( 1.6 b) Referimi i rasteve të komunitetit Rom dhe Egjiptian për ndihmë juridike dytësore; Referimi i rasteve të komunitetit Rom dhe Egjiptian për shërbim juridik falas te Qendra e ndihmës juridike parësore dhe dytësore falas, raportohet se nuk janë mbajtur rekorde për referimin e rasteve që kanë patur nevojë për ndihmë juridike falas, megjithatë ka patur referime të vazhdueshme nga punonjësit e njësive administrative. E njëjta situatë vazhdon dhe për vitin 2023;
- Fuqizimi i kapaciteteve për identifikimin e Romëve dhe Egjiptianëve në rrezik trafikimi/shfrytëzimi si dhe referimi, mbrojtja dhe riintegrimi i rasteve të trafikuara/ shfrytëzuara.
- (2.1) Organizimi i trajnimeve për grupet teknike ndërsektoriale mbi trafikimin e fëmijëve sipas Procedurave Standarde të Veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit. Gjatë viti 2022 janë realizuar takime të grupeve teknike ndërsektoriale për trafikimin e fëmijëve sipas procedurave standrde të parashikuara nga ligji për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundëshme të trafikimit. Ndërkohë gjatë vitit 2023 nuk janë realizuar trajnime për grupet teknike ndërsektoriale por ata janë mbledhur për trajtimin e rasteve të ndryshme që janë evidentuar përgjatë vitit; Numri i anëtarëve të grupeve teknike ndërsektoriale është 7, por kjo varet sipas specifikës së rastit;
- (2.2) Identifikimi dhe trajtimi i rasteve Romëve dhe Egjiptianëve në rrezik trafikimi. Janë identifikuar 9 raste të miturish viktima të mundshme të trafikimit por numri nuk është i ndarë sipas përkatësisë etnike. Gjatë vitit 2023 Numri i Rom dhe Egjiptian të identifikuar ne rrezik trafikimi dhe i atyre të trajtuar me shërbime integruese është 0;
- (2.3) Fushata ndërgjegjësuese dhe informuese e të rinjve dhe e komunitetit (përfshirë minoritetin Rom dhe Egjiptian) lidhur me: legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar, kuadrin institucional antitrafikim, format, metodat dhe fenomenin e trafikimit të personave dhe njohja me të drejtat e viktimës”. Për realizimin e fushatave ndërgjegjësues, të 27 punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve realizojne herë pas here fushata informuese dhe sensibilizuese për trafikimin ku ndër të tjerëve marrin pjesë punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve, organizatat jo fitimprurëse, qendrat komunitare të Bashkisë Tiranë, përfaqësues nga sektori i shëndetësisë, arsimit, policisë etj. Gjatë vitit 2023 Numri i takimeve ndërgjegjësuese dhe informuese per mbrojtjen nga trafikimi dhe njohjen me sherbimet mbeshtetese per viktimat e trafikimit është 27;
MBROJTJA SOCIALE
- Përfshirja e Romëve dhe Egjiptianëve në programet e mbrojtjes sociale
- (1.1) Trajnimi dhe ndërgjegjësimi i romëve dhe egjiptianëve për të përdorur shërbimet e E- Albania, shërbimet e ofruara nga ADISA, aplikimet online për të përfituar nga programet e mbrojtjes sociale etj. Gjatë vitit 2022, është ofruar lehtësimi dhe asistimi i qytetarëve për prodormn e shërbimin e-albania. Konkretisht vetëm në Qendrën Komunitare Shkozë janë trajtuar 82 raste Rome-Egjiptian nga të cilat 30 për aplikim nga skema e mbështetjes sociale për nënët me shumë fëmijë, 10 për transferim të gjendjes civile, 6 për aplikim rikomisionim, 1 për pension social, 2 për humbjen e kartës së identitetit, 5 për aplikim si kategori punëskërkuesi, 4 për shërbim ligjorë falas. Gjatë vitit 2023, janë realizuar 6 trajnime për të përdorur e-albania dhe shërbimet e ofruar nga ADISA dhe 158 raste kanë përfituar lehtësi nga punonjësit e Qendrave Komunitare për aksesimin e e-albania. Qendra Shkozë raporton se nga 50 raste të lehtësuara për përdorimin e e-albania në këtë qendër janë: 2 raste përpërfitim pensioni, 12 raste aplikim për rikomisionim, 7 raste janë asistuar per transferim të gjendjes civile pranë njesisë ku ata janë banor, 1 rast për pension social, 2 raste aplikim për humbje të kartas ts identitetit, 5 raste aplikim si kategori punëkerkuesish, 10 raste aplikim për shërbim ligjor dhe 20 aplikime për punësim prane zyrës së punëkërkuesve.
- (1.2) Pilotimi i shërbimit one stop shop për marrjen dhe mbledhjen e dokumentave të nevojshme për përfshirjen në programet e mbrojtjes sociale. Pilotimi i shërbimit one stop shop është testuar pranë njësisë administrative nr. 6 dhe ka funksionuar shumë mirë. Megjithatë me strukturat e reja të vlerësimit dhe referimit të rastit do të mundësohet një shërbim akoma dhe më të mirë për qytetarët e bashkisë Tiranë, sidomos për grupet në nevojë si janë Romët dhe Egjiptianët. Gjatë vitit 2023 numri i administratorëve shoqëror të trajnuar për shërbimet one stop shop të ngritura është 15 dhe numri i Romëve dhe Egjiptianëve të asistuar nga shërbimet one stop shop është 130;
- (1.3) Mundësim i aksesit maksimal për familjet rome dhe egjiptiane aplikuese për Ndihmën Ekonomike, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit, të trajtohen nga fondi shtesë i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike. Me anë zyrës së shërbimeve sociale pranë njësive administrative është ofruar shërbimi për qytetarët dhe familjet të cilat për arsye të ndryshme nuk kanë dalë fitues nga sistemi i ndihmës ekonomike dhe për këtë arsye punonjësi e referon dhe e trajton nga fondi shtesë i kushtëzuar i bllok ndihmës ekonomike.Gjatë vitit 2023 Numri i familjeve rome dhe egjiptiane të cilat kanë përfituar nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për Ndihmën Ekonomike është 51;
- (1.4) Përforcim të masave të mbrojtjes sociale për romët dhe egjiptianët nëpërmjet kombinimit të stimujve financiare dhe shërbimeve të përkujdesjes shoqërore për përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid 19. Për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë , të cilat hasën vështirësi në përballimin e situatës të shkaktuar nga përhapja e viruesit covid 19, Shërbimi Social I Bashkisë Tiranë në bashkëpunim me parnerë të shoqërisë civile ofroi paketa ushqimore dhe higjenosanitare, por me rënien e fuqisë së viruesit covid-19, gjatë vitit 2022 janë ofruar shërbimet e lartpërmendura duke u bazuar në kushtet e familjeve më në vështirësi. Për vitin 2023 nuk është kërkuar si pikë megjithatë Njësitë Administrative kanë raportuar 336;
- (1.5) Identifikimi i individëve Rom dhe Egjiptian në vështirësi si pasojë e përhapjes së COVID-19 dhe përfshirja e tyre në programet e mbrojtjes sociale. Për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, shërbimi social I Bashkisë Tiranë ka vlerësuar dhe trajtuar familjet ne nevojë me shërbime sociale vendore. Konkretisht: programi I ndihmës ekonomike, programet e strehimit, ndjekjes së arsimit, punësimit etj. Pavarësishtë kësaj, nuk arrihet të identifikohet nëse rastet e trajtuara janë referuar si pasojë e përhapjes së viruesit Covid-19 apo për kushte të tjera të vështirësisë së jetesës. Për vitin 2023 nuk është kërkuar si pikë megjithatë Njësitë Administrative kanë raportuar 385;
- Forcimi i mekanizmit mbrojtës të rasteve në rrezik shfrytëzimi dhe/ose trafikimi.
- (2.1) Vlerësimi i nevojave të fëmijëve Rom dhe Egjiptian në situatë rruge. Për vlerësimin e nevojave të fëmijëve Rom dhe Egjiptian në situate rruge, skuadrat e terrenit në Bashkinë Tiranë realizojnë identifimkimin dhe referimin e tyre pranë punonjësit të fëmijëve, në Njësinë Administrative, në të cilën është identifikuar rasti. Duke pasur parasysh se identifikimi nuk bëhet sipas etnisë rasti menaxhohet dhe trajtohet nga punonjësi i mbrojtjes së fëmijëve, i cili mund të ndjekë midis të tjerave dhe procedurën e marrjes në mbrojtjes së menjëhershme.Gjatë vitit 2023 numri i rasteve të reja rome dhe egjiptiane të menaxhuara nga Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve është 74.
- (2.2) Vlerësimi periodik i fëmijeve në institucion dhe fuqëzimi i familjes biologjike dhe/ose kujdestare për rikthimin e tyre. Punonjësit e Fëmijëve në Njësitë Administrative realizojnë takime periodike midis prindërit dhe fëmijës dhe bazohen në vlerësimin e psikologut të in stitucionit në të cilën është fëmija për të marrë një vendim në interesin e fëmijës. Gjatë vitit 2023 numri i rasteve të fëmijëve te vlerësuar në institucion për t’u rikthyer në familje biologjike ose familje kujdestare është 59 dhe numri i fëmijëve të kthyer në familje biologjike ose kujdestare është 4 ;
- (2.3) Informimi dhe ndërgjegjësimi i prindërve dhe fëmijëve Rom dhe Egjiptianë për çështje si: martesat e hershme, trafikimi i qënieve njerëzore, etj. Në lidhje me informimin dhe ndër gjegjësimin e Romëve dhe Egjiptianëve për martesat e hershme dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Qendrat Komunitare të Bashkisë Tiranë në bashkëpunim me Njësitë Administrative kanë realizuar takime të vecanta me burrat dhe gratë për ndërgjegjësimin e martesave të . Ndër njësitë që janë angazhuar për realizimin e këtyre takimeve jane: njësia nr. 1, 4, 6, 8, lagjja nr. 14 etj. Gjatë vitit 2023 Numri i takimeve të realizuara për të informuar dhe ndërgjegjësuar prindërit e fëmijeve Rom dhe Egjiptian për martesat e hershme dhe trafikimin e qënieve njerëzore është 16 dhe numri i prindërve të informuar rreth pasojave që sjellin martesat e hershme është 220;
- Rritja e aksesit të Romëve dhe Egjiptianëve në shërbimet e kujdesit shoqëror.
- (3.1) Fuqizimi i familjeve Rome dhe Egjiptiane për të dal nga programet e ndihmës ekonomike duke aplikuar për grantet për hapje e një biznesi ose ofertave të ofruara nga Drejtoria e Nxitjes së Punësimit. Për fuqizimin e familjeve rome dhe egjiptiane dhe nxjerrjen e tyre nga sistemi I ndihmës ekonomike, shërbimi social i Bashkisë Tiranë, ka asistuar dhe lehtësuar disa individë të këtyre pakicave për t’u bërë pjesë e programit të punëve publike në komunitet dhe punësuar pranë institucioneve të ndryshme privat dhe publik si Qendra Komunitare Shkoze, Eco Tirana etj. Gjatë vitit 2023 numri i Romëve dhe Egjiptianëve në ndihme ekonomike të informuar për mënyren e aplikimit për punësim ose vetëpunësim është 234 nga njësitë administrative dhe 148 nga Qendrat Komunitare të Bashkisë Tiranë;
- (3.2) Ofrimin e shërbimeve sociale specifike të integruara me bazë në komunitet për të fuqizuar individin, familjen dhe komunitetin romë dhe egjiptian si: (shërbime punësimi, të kujdesit social, edukimi aftësimi profesional) Qendrat Komunitare të Bashisë Tiranë, ofrojnë shrbime multidisiplinare si: referim për punësim, arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera që lidhen me individin. Gjatë vitit 2022 kanë përfituar rreth 200 qytetart Rom Egjiptian nga shërbimet ditore të ofruara nga Qendrat Komunitare të Bashkisë. Gjatë viti 2023 Numri i romëve dhe egjiptianëve që përfitojnë shërbime të integruara sociale, sipas llojeve të shërbimeve (në punësim, edukim, apo shërbime të specializuar sociale) është 335 nga Njësitë Administrative dhe 212 nga Qendrat Komunitare të Bashkisë Tiranë;.
- (3.3) Trajnimi i stafeve që ofrojnë shërbime komunitare për Ligjin e Mbrojtjes nga Diskriminimi dhe politikave fuqizuese për përfshirjen e individeve Rom dhe Egjiptian në programet e kujdesit social dhe jetën publike. Shkolla Shqiptare e Administratës Publike kaofruar disa kurse trajnimi për Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe politikave fuqizuese për përfshirjen e individëve Rom dhe Egjiptian. Kjo shkollë realizon në mënyrë peiriodike të gjitha kurset duke parashikuar dhe mbështetjen ligjore që ofrohet për grupet vulneralbël.Gjatë vitit 2023 Numri i trajnimeve të zhvilluara per stafet që ofrojnë shërbime komunitare për Ligjin e Mbrojtjes nga Diskriminimi dhe politikave fuqizuese për përfshirjen e individeve Rom dhe Egjiptian në programet e kujdesit social dhe jetën publike është 5.
- (3.4) Krijimi i një praktike për shërbimet që i ofrohen një familje që identifikohet me fëmijë në situatë rruge. Numri i shërbimeve të përfshira në praktiken e krijuar per shërbimet që i ofrohen një familje që identifikohet me fëmijë në situatë rruge është rreth 15. këto shërbime vazhdojnë të ofrohen dhe për vitin 2023.
- (3.5) Monitorimi i familjeve që kanë dalë nga qendra rezidenciale për të garantuar që përmirësimi i tyre është i qëndrueshëm dhe për të lehtësuar aksesin në shërbimet e reja kur Familjet e strehuara në Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave kanë një kohë të gjatë atyre dhe nuk identifikohet ndonjë familje që ka shprehur interes për të dalë nga ai shërbim. Megjithatë për ndryshimin e kësaj situate nevojitet një koordinim midis Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila ka nën konrollë atë institucion. Gjatë vitit 2023 numri i individëve dhe familjeve të monitoruara pas daljes nga qendra është 5.
- (3.6) Përdorimi i buxhetit të Fondit Social për të ngritur shërbimeve të reja Romët dhe Egjiptianët. Për përdorimin e fondit sociale, Bashkia Tiranë, realizoi një grantë me disa fusha prioritare, ku organizatat e shoqërosë civile mund të aplikonin dhe zbatonin një projekt për përmirësimin e situatës sociale për atë grup prioritar që ato merrnin përsipër të ndikonin. Për kategorin Rome dhe Egjiptianë është ndjekur e njëjta procedur ku fokus ju dha punësimit të tyre. Gjatë vitit 2023 nuk ka patur një grant për ofrimin e fondit social;
ANTIRACIZMI
- Rritja e ndërgjegjësimit për Romët dhe Egjiptianët si dhe publikun e gjerë për të drejtat e tyre, si pjesë integrale e shoqërisë shqiptare.
- (1.1) Informimi dhe ndërgjegjësimi i nëpunësve në nivel lokal – zyrtarë, juristë, mësues, punonjës policie, punonjës socialë etj., mbi Anti-racizmin ndaj romëve dhe egjiptianëve dhe parandalimin e diskriminimit). Shkolla Shqiptare e Administratës Publike ka ofruar disa kurse trajnimi për Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe antigypsism. Kjo shkollë realizon në mënyrë peiriodike të gjitha kurset duke parashikuar dhe mbështetjen ligjore që ofrohet për grupet vulnerable. Ndërkohë aktivitete të tjera janë realizuar nga Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Roma Activ Albania dhe European Roma Rights Center. Gjatë vitit 2023 është vazhduar me realizimin e trajnimeve nga ASPA, sipas nevojave dhe prioriteteve të caktuara nga planet e ndryshme për përmirësimin e cilësis së ofrimit të shërbimeve dhe rritjes së kapaciteteve të stafeve;
- (1.2) Përcaktimi dhe evidentimi i kontributit të R&E në jetën ekonomike /sociale /politike të vendit; promovimi i tyre përmes medias dhe aktiviteteve promovuese (p.sh. organizimi i ekspozitave/shkrimi i një libri nga/me bashkëautorësi R&E etj.) Për planifikimin dhe mbështetjen e projekteve artistiko-kulturore që promovojnë identitetin, kulturën dhehistorin e Romëve dhe Egjiptianëve, raportohet nga Drejtoria e Kultures dhe Trashgimisë Kulturore se, me anë të vendimit të këshillit bashkiak nr. 54, datë 06.07.2022 është miratuar emërtimi i një segmenti rrugor në Tiranë me emrin “Marcel Curthiade”. Kontributi i tij, si realizuesi i abetares Rome dhe mbrojtjes i identitetit Rom, kanë lënë gjurmë në forcmin e vlerave historike dhe kultorore të minoritetit Rom dhe për këtë, Drejtoria e Kultures dhe trashgimisë kulturore propozoj emrin e tij, në një nga segmetet rrugore të Tiranës. Ndërkohë në vitet më parë, është vendosur simboli i rezistencës së Romeve në Auschwitz, në fasadën e një pallati në rrugën “Bajram Curri”, si dhe një pllakë informuese për të shpjeguar simbolin e rezistencës së Romëve. Gjatë vitit 2023 ka patur një sër aktivitetsh të realizuar me qëllim promovimin e vlerave kulturore dhe historike të minoritetit rom, egjiptian, por dhe aktivitete të tjera që ndikojnë në ndërveprimin social të grupeve të ndryshme të shoqërisë. ato janë realizuar pranë Qendrave Komunitare të Bashkisë Tiranë dhe llogariten të jenë rreth 18 në total;
- (1.3) Festimi i 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, 24 Qershori – Ditës Kombëtare të Egjiptianëve, 5 Nëntori – Dita e Gjuhës Rome. Gjatë vitit 2022 janë realizuar gjithësej 9 aktivitete për celebrimin e ditëve të shënuara për romët dhe egjiptianët si: 8 Prilli, 6 Maj, 16 Maj 24 Qershor etj. Këto aktivitete janë realizuar në Qendrat Komunitare të Bashkisë Tiranë, Taraca e Bashkisë Tiranë dhe kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë me parnerë të shoqërisë civile. Gjatë vitit 2023 ka vazhduar të realizohen aktivitete me qëllim promovimin e vlerave kulturore dhe historike të minoritetit rom dhe egjiptian ato llogariten të jenë rreth 18 në total, duke përfshirë dhe aktivitete që ndikojnë në ndërveprimin social të grupeve të ndryshme të shoqërisë;
- (1.4) Mbështetje e Shoqërisë civile Rome dhe Egjiptiane me aktivitete për ngritje kapacitetesh dhe promovim të minoriteteve R&E. Në parneritet me shoqërinë civile janë realizaur gjithësej rreth 46 aktivitete si: aktivitete informuese, celebrim i ditëve të shënuara, trajtim i problematika të ndryshme etj. Ndër organizatat kryesore partnere janë: Romani Baxt Albania, Drejtësi Sociale, Aksion Komunitar, Qendra Treja, Qendra për Advokim Social, Roma Activ Albania, Roma Versitas Albania, Unioni Amaro Drom, Vish Këpucët e miam Insituti i Kulturës Rome, Shoqata e Egjiptianëve të Shqipëris, grupi formal pandëzohu. Gjatë vitit 2023 janë realizuar rreth 14 aktivitete në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile;
- (1.5) Realizimi i aktiviteteve komunitare gjithpërfshirëse në ambjentet e qëndrave komunitare për Gjatë vitit 2022 janë realizuar disa takime gjithëpërfshirëse kryesisht për celebrimin e ditëve të shënuara. Aktivitet janë realizuar në Qendrat Komunitare të Bashkisë Tiranë, Shkolla 9-vjecare me pjesëmarrje të konsiderueshme të nxënësve rom dhe egjiptian si: Androkli Kostallari, dhe Marie Logoreci, Bajram Curri, etj. Gjatë vitit 2023 numri i aktiviteteve të realizuara në qendrat komunitare për gjithëpërfshirjen dhe antiracizmin, është 18;