Duke nisur me pyetje nga arsimi e deri te mekanizmat që mund të përdoren për të çuar në vënien në lëvizje të parlamentit, këto janë disa nga fushat që prekën nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në përmet, në një bashkëbisedim me deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Belind Këlliçi.Z. Këlliçi i angazhuar në politikë që në vitet e para të rinisë së tij, mori pyetje interesante nga të rinjtë në lidhje me arsyet pse të rinjtë duhet të angazhohen në politikë dhe cilat mund të ishin benefitet e përfshirjes së drejtëpërdrejtë të të rinjëve në procese demokratike. Ata ngritën edhe shqetësimin se ndiheshin se zëri i tyre dërgjohej gjithnjë e më pak. U fol mbi sistemin arsimor në vend dhe mangësitë e tij, ku z. Këlliçi ndau me të rinjtë eksperinecën e tij të shkollimit jashtë vendit duke sjellë edhe shembuj më të mirë të orientimit të të rinjëve drejtë zgjedhjeve të duhura. Deputeti Këlliçi ju drejtoi edhe një mesazh jo vetëm të rinjëve në Përment, por në të gjithë Shqipërinë. Sink Belind Këlliçi- deputet i Pd Edhe këtë here, nuk mungoi as nënshkrimi i zotimit miqësor “Pinky Promise” prej deputetit, si simbolikë e rritjes së vëmendjes ndaj të rinjve.