Gjobitet Avokati Spartak Ngjela/ Diskriminoi minoritetin Rom

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Qendra T’REJA është drejtuar me një ankesë drejtuar institucionit të “Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD)” për avokatin Z.Ngjela me pretendimin se ai ka diskriminuar  anëtarë të minoritetit Rom për shkak të entisë duke I ofenduar me bazë racore. Në vendimin me numër 81, i datës 21.05.2021 KMD shprehet se:

KMD ka konstatuar diskriminimin e shtetasve që i përkasin minoritetit Rom nga ana e z.Spartak Ngjela, për shkak të racës, në formën e gjuhës së urretjes. Komisioneri ka kërkuar që Z.Ngjela të dalë me një deklaratë publike ( verbale apo të shkruar) me anë të cilës distancohet nga përdorimi i një gjuhe të tillë, e cila paragjykon haptazi dhe prek dinjitetin e personave të komunitetit Rom.

Avokati Ngjela ka deklaruar se “ çështjen e pjesëmarrjes së fëmijëve romë në revoltën e muajit Dhjetor 2020 për shkak të vrasjes së shtetasit Klodian Rasha, e ka dhënë shtypi mbarë shqiptar dhe media elektronike. Në funksion të këtij fakti Ngjela deklaroi se:” Unë kam përsëritur vetëm ato që ka dhënë shtypi dhe asgjë më shumë. çfarë falje duhet të kërkoj?

Sipas KMD, Z.Spartak Ngjela është në shkelje të parashikimeve të bëra në pikën 11 , të nenit 33, të ligjit 10221/2010 “Për Mbrotjen nga Diskriminimi”, të ndryshuar, pasi nuk ka zbatuar Vendimin nr.38, datë 12.04.2021 të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Duke u mbështetur në këto arsye Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka vendosur që Z.Spartak Ngjela të gjobitet në vlerën e 30.000 mijë lekë.

Lexo vendimin e plotë :

Më të lexuarat