Familjes rome i mohohet dalja nga Ukraina: rojet kufitare akuzojnë romët për “gabime” në Hungari

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Një nëne 52-vjeçare rome dhe dy fëmijëve të saj iu është mohuar vazhdimisht dalja nga Ukraina në pikën kufitare pranë Beregovës në kufirin hungarez, sipas raporteve nga monitoruesit e të drejtave të njeriut të ERRC.

Ágnes dhe familjes së saj nga Beregovo, në rajonin Zakarpattiya të Ukrainës, iu tha nga një zyrtar në pikën kufitare Beregsurányi më 20 mars se ata nuk mund të kalonin në anën hungareze për shkak të thashethemeve se romët në Hungari ishin akuzuar për abuzim në sistemin i mirëqenies dhe përfshirja në lypje. Në tre raste të veçanta, Ágnes, e cila është një folëse e gjuhës hungareze, iu mohua dalja nga Ukraina kur ajo u përpoq ta çonte familjen e saj përtej kufirit për të qenë me familjen e saj në Hungari.

Përfaqësuesit e ERRC thirrën autoritetet kufitare për të raportuar incidentin dhe për të sqaruar situatën, atyre iu tha se zyrtarët e kufirit ukrainas nuk kishin marrë udhëzime për të mohuar daljen e dikujt nga Ukraina, me kusht që ata të kenë të drejtën ligjore për t’u larguar (pasi burrat e moshës 18 – 60 vjeç u kërkohet të qëndrojnë në vend pas urdhrit të Mobilizimit të Përgjithshëm të 24 shkurtit 2022). Autoritetet kufitare inkurajuan familjen të provonte sërish.

Ágnes u përpoq të kalonte kufirin për herë të dytë, por u refuzua përsëri për të njëjtën arsye, me një roje kufitare duke thënë “jo, ju do të bëni gabime si të tjerët, kështu që ne nuk do t’ju lëmë të kaloni”. Ajo tentoi për të tretën herë të kalonte kufirin pasi e raportoi këtë në ERRC, këtë herë me kamerën e saj të telefonit duke regjistruar një video për të marrë prova të trajtimit diskriminues që u përball nga rojet. Ajo u kërcënua me arrestimin dhe konfiskimin e sendeve të saj nëse do të vazhdonte të filmonte anëtarët e ushtrisë ukrainase.

Të dielën e 27 marsit, familja tentoi kalimin për herë të katërt dhe më në fund u lejua të kalonte pa asnjë pengesë. Nga monitoruesit lokalë të të drejtave të njeriut supozohet se turni u ndryshua dhe një grup tjetër rojesh po punonin në pikën e kalimit kufitar. Me pak mbikëqyrje të vendimeve të rojeve kufitare, në të dyja anët e kufijve, historia e Ágnes nxjerr në pah situatën e pasigurt në të cilën mund të gjenden refugjatët romë kur përpiqen të gjejnë siguri jashtë Ukrainës. E saja nuk është historia e parë që nga fillimi i kësaj lufte ku romët akuzohen se nuk janë ‘refugjatë të vërtetë’.

Taktika e deklarimit të refugjatëve si thjesht ‘migrantë ekonomikë’, si dhe insinuimi se njerëzit që shpesh ikin nga varfëria absolute janë disi më pak meritues për ndihmë, është një argument që është përdorur për të mohuar të drejtat e refugjatëve që i përkasin grupeve minoritare të racizuara për shumë vite. në Europë. Akuzat se romët po përfitojnë nga ndihmat humanitare nuk janë unike për këtë luftë. Pas masakrave të vitit 1999, komunitetet rome dhe egjiptiane në Kosovë,  si refugjatë u hodhën poshtë si migrantë ekonomikë dhe nomadë. Kjo bëri që shumë vende evropiane të mbështesin ligjet e tyre të imigracionit për të parandaluar atë që shtypi britanik e kishte quajtur më parë me famëkeq si “pushtimi i ciganëve nga Lindja”.

Duke qenë se incidentet që përfshijnë Ágnes dhe familjen e saj ndodhën në anën ukrainase të kufirit, praktikisht ka pak për të bërë për sa i përket raportimit, mbrojtjes në nivel kombëtar ose proceseve gjyqësore në lidhje me këto akte të raportuara të diskriminimit. ERRC do të vazhdojë të monitorojë çdo raport për dalje të refuzuar në kufirin ukrainas-hungarez për t’u siguruar që nuk është një çështje sistematike.

 

Më të lexuarat