Bashkia Tiranë dhe IMT shemb 4 ndërtesa në zonën e 5 Majit/Protesta e banorëve

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen e tyre në rrugën “Pal Hasi” në kryeqytet u shfaq policia dhe fadromat e IMT për të filluar shembjen e të paktën 4 ndërtesave disa katëshe.

Banorët e zonës ishin mbledhur për të kundërshtuar policinë dhe vendimin e tyre, por në asnjë moment ata nuk mund të mbronin pronën e tyre tashmë më shumë se 20-vjeçare e cila sot  u shemb përpara syve të tyre.

Ne na kanë dërguar një shkresë ku duhet të lejmë urgjentisht pronën tonë, të paktën Policia e Shtetit duhet t’i sqarojë banorët, nësë nuk ka lek me ble një A4, të na thonë ne se ja blejmë ne, pse nuk përgjigjet, ata duhet të japin përgjigje me shkresë zyrtare dhe unë kam të drejtën e ankimimit në gjykatë, pra këta i bllokojnë hapat ligjorë, nuk të japin përgjigje që ti mos kesh afat t’i drejtohesh gjykatës. Në kundërshtim me ligjin, këta përdorin policinë e shtetit si mbështetje që mos të ketë përplasje, ju siguroj të mos jetë policia e shtetit këtu, Erion Velia i bën “fresk” pronave tona ktu, këtu ka qendra tregtare, këtu ka garazhe, këtu nuk është premtuar asnjë metër njësi banorëve, shprehet një nga banorët e prekur të 5 Majit.

Një tjetër banore që ditën e sotme banesa e saj u shemb nga IMT tregon për CRA se i kishin dërguar njoftimin për të liruar banesën 4 ditë përpara,

Unë banoj këtu prej 25 vitesh, këtë banesë e kanë ndërtuar fëmijët e mijë që kam në emigrim me djersën e ballit, sot kanë ardhur që në oren 6 të mgjesit për të prerë dritat, pastaj në orën 8 erdhi policia dhe në 10 erdhën fadromat ku filluan shembjen e banesës time, ne nuk kemi marrë as bonus qeraje dhe asgjë.

IMT ka vijuar punën e saj për shembur banesat edhe pse nuk ka një lajmërim zyrtar dhe mundësi strehimi për familjarët duke shkelur dhe ligjin për strehimin social, në një nga banesat që do shembej, pronarët e kësaj ndërtese u munduan ta mbronin banesën e tyre për rreth 1 orë, duke u prangosur vetveten në oborrin e banesës dhe duke qëndruar në çati si një shenjë proteste por me ndërhyrjen e forcave të policisë, ata liruan banesën disa nga familjet thanë për CRA se Njësitë Administrative 4 dhe 8 u kishin dhënë një Akt-Marrëveshje e cila shkruante se “premtonte të ti jepte të drejtën e pronësisë nëse do të lironin banesat”. CRA u konsultua me një avokat lidhur me këtë kontratë e cila sipas avokatit është e kundraligjshme, nuk ka përcaktuar afate, nuk ka firmë dhe vulë si dhe është abuzim.

YouTube player

Ditën sotme ndërkohë që shembje e banesave vazhdonte, kryetari i Bashkisë Z.Veliaj në një pronocim për News 24 tha se 95 % e familjeve kanë firmosur Akt-Marrevëshjen dhe do të marrin metër për metër në godinat që do ndërtohen, ndër të tjera ai tha se marreveshjet janë firmosur nga kryetari i bashkisë dhe janë të vlefshme, ndërkohë që 5% tjetër që nuk ka firmosur deklaroi se me zor nuk mund të bëjmë asgjë.

Dëbimet me dhunë/forcë nuk janë të reja për kryeqytetin, dëbimet kanë filluar që prej vitit 2005 në Kombinat dhe deri më sot në zonën e 5 Majit ku do të preken më shumë se 300 familje.

Më të lexuarat