Romët marrin ‘ndihmë’ në Samitin e Poznanit. Rama firmos deklaratën e përbashkët

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Për herë të parë në Samitin e Poznanit u përfshinë në agjendë, si një ndër pikat kryesore, minoriteti Rom dhe integrimi i tyre në shtetet e Ballkanit. Në fund u firmos edhe një deklaratë nga kryeministrat e Ballkanit, përfshirë edhe shefin e qeverisë shqiptare, Rama.

Samiti u mbajt në qytetin polak të Poznanit dhe është pjesë e procesit të Berlinit, një nismë e Gjermanisë dhe e Francës për të ndihmuar me integrimin e vendeve të Ballkanit në BE.  

Paketa për integrimin e romëve e fimsour në Poznan fokusohej te punësimi i romëve në sektorin publik (të paktën 25 %), strehimi, dhe legalizimi i vendbanimeve informale. Gjithashtu edhe strehimi i atyre familjeve të cilave nuk mund t’u legalizohet banesa për shkak të moskualifikimit.

Ndër pikat thelbësore të deklaratës për Integrimin e Romëve mund të veçohen:

  1. Punësimi: Rritja e shkallës së punësimit të romëve në sektorin publik në përqindjen proporcionale të pjesëmarrjes së romëve në popullatën e përgjithshme.
  2. Strehimi: Kudo që të jetë e mundur, të legalizohen të gjitha vendbanimet joformale ku jetojnë romët; ose të ofrohen shërbime të përhershme, strehim të përballueshëm dhe të disegreguar për romët që aktualisht jetojnë në vendbanime joformale dhe që nuk mund të legalizohen për arsye të justifikuara;
  3. Arsimi: Rritja e shkallës së regjistrimit dhe përfundimi i arsimit fillor në 90 për qind; regjistrimi dhe shkalla e përfundimit të arsimit të mesëm në 50 përqind.
  4. Shëndeti: Mbulimi me sigurim shëndetësor universal, të paktën në 95 për qind, ose në shkallë të barabartë me pjesën tjetër të popullsisë;
  5. Regjistrimi: të sigurohet se të gjithë romët janë të regjistruar në regjistrat civilë.
  6. Mosdiskriminimi: Forcimi i strukturave të qeverisë për mbrojtjen kundër diskriminimit dhe për të krijuar një nën-ndarje specifike për mosdiskriminimin e romëve, brenda organeve formale të mos-diskriminimit, ku të përpunohen ankesat e tyre, të ofrohet mbështetje ligjore për viktimat dhe identifikimin e skemave të diskriminimit, duke përfshirë ato institucionale dhe të fshehura.

Në këtë link është deklarata e plotë

Gazetari ndoqi nga afër Samitin e Poznanit dhe foli me Majlinda Bregun, Sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

ituata e Romëve nuk është rozë pasi 12 % e bizneseve nuk duan të punësojnë Romë, një nga katër njerëz tregojnë që nuk duan që fëmijët e tyre të ulen në një klasë ku ka fëmijë romë. Jam e lumtur pasi do të kemi deklaratën për Romët e cila do të firmoset dhe do të implementohet nga shtetet e Ballkanit, ku është dhe Shqipëria.

Disa njerëz gjatë diskutimin e vunë në dukje që kjo deklaratë nuk do të ndryshojë asgjë, por unë mendoj që është nje dokument i mirë politik  që do t’i japi mundësinë qeverisë dhe institucioneve të punojnë për të arritur atë çfarë i kërkohet, gjithashtu është një mundësi e mirë për shoqërinë civile, komunitetin Rom dhe median dhe gjithashtu një mundësi që ti shërbejë qeverive dhe institucioneve në Ballkan.  

Më herët Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje institucione shqiptare që të respektojnë te drejtat e themelore për minoritetet, në veçanti Minoritetit Rom, lidhur kjo edhe me situatat e krijuara ndër vite, kur Qeveria Shqiptare ka shkelur të gjithë parimet dhe të drejtat e tyre duke i dëbuar me dhjetra herë nga vendbanimet e tyre.

Kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë përfshijnë edhe integrimin e pakicave. 

Nga:Brejdon Xhavara

Më të lexuarat