Mungesa e energjisë elektrike, në ditët më të ftohta të muajit Janar shkaktoi vdekjen e Liljana Semës, e moshuara nga Fieri e cila u gjet e pajetë nga familjarët e saj. Të afërmit kanë pohuar se banesës së Liljanës iu shkëput energjia elektrike duke përballuar për ditë me rradhë të ftohtin e acartë, ku temperaturat në vend arritën deri në -17 gradë.
Vdekja e Liljanës u bë shkak për reagimin e aktivistëve Romë dhe Egjiptiane dhe Kolektivit Feminist, të cilët protestuan përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Aktivistët ngritën zërin për miratimin e minimumit jetik në vend si edhe miratimin e ligjit për klientin në nevojë, për ta garantuar lehtësi në pagesën e energjisë elektrike si dhe garantimin e një sasie të nevojshme të energjisë elektrike falas për familjet e varfra.
Sipas aktivistëve rasti i Liljanës nuk është i vetmi, pasi për shkak të gjendjes së mjerueshme ekonomike, mungesës së ngrohjes në ditët e acarta viktima të tjera janë shtuar ndër vite duke patur një përgjegjës të përbashkët; shtetin.

“Vdekja e paralajmëruar e Liljana Semës nuk është rast i izoluar. Prej ditësh tashmë rreth 20 familje rome dhe egjiptianë në Kavajë që jetojnë në kapanone, që bashkë me shtypjen përjetojnë edhe racizmin strukturor, ngrohen jashtë nëpërmjet zjarrit sepse nuk kanë energji elektrike. Ndër vite përtë njëtat arsye sikurse edhe Liljana, jetën e kanë humbur Edmond Ramollari nga Korça, Barbulle Pepa nga Mirdita, Stamato Milo nga Saranda, Leonard Beqiri nga Sranda, Hasan Hykja nga Tirana dhe Ajet Zikollari nga Pogradeci”, ligjëron Gresa Hasa, aktiviste e Kolektivit Feminist.

“Këtë problem e heqim mijëra familje në Shqipëri, të cilat për shkak se janë familje të varfëra nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e enegjisë elektrike, cdo vit e kalojnë dimrin në një situatë të vështirë. Madje një pjesë e këtyre familjeve kanë në përbërjen e tyre persona me aftësi të kufizuar të cilët duhet të marrin medikamente në mënyrë të luftojnë sëmundjet që kanë. Ne si grup aktivistësh por edhe organizata prej dy , tri vitesh jemi duke advokuar dhe jemi angazhuar duke bërë dhe protesta massive në 2019-tën, ku i kemi kërkuar qeverisë shqiptare që të miratojë vendimin e këshillit të ministrave, duke qënë se në vitin 2015 ka miratuar një ligj “Për sektorin e energjisë Elektrike” ku po në këtë ligj të miratuar nga vetë parlamenti ka një detyrim që duhet me patjetër që familjeve të varfëra tiu sigurohet një sasi të caktuar të kilovatëve me energji elektrike, në mënyrë që familjet e tyre të kryejnë shërbimet dhe nevojat bazë si ngrohja, ushqimi”, sqaroi aktivistja rome Romina Sefa
Aktivistja tregoi se në vitin 2019 institucioneve përgjegjëse iu është dërguar një peticion i firmosur prej rreth 7000 qytetarëve në vendin tonë për të miratuar aktin nënligjor për nenin nr 95 “klienti në nevojë” që rrjedh nga ligji për sektorin e energjisë elektrike. Gjithashtu Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka qënë një ndër institucionet që ka reaguar ndaj këtij problemi duke rekomanduar zbatimin e nenit nr 95, pasi rastet e adresuara në këtë institucion rezultojnë të diskriminuar për shkak të gjendjes ekomonike e sociale, përmes mos nxjerrjes së aktit nënligjor, në të cilin parashikohen kriteret dhe procedurat e përfitimit të statusit të klientit në nevojë dhe mënyra e trajtimit të tyre.

Pavaresisht përpjekjeve të bëra nga aktivistët dhe organizatat rome dhe egjiptiane për të nxitur zbatimin e këtij ligji, situata nuk ka ndryshuar duke sjellë pasoja tragjike.
Gentjan Serjani, aktivist dhe avokat i Qendrës “Për Drejtësi Sociale” tregon se sipas të dhënave të marra nga OSHE aktualisht janë rreth 10 000 familje të varfëra që nga i ftohti për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Liljana Semës i kushtoi jetën por bazuar edhe një një vendim të marrë nga ERE (Enti Regullator i Energjisë) për mënyrën e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike për klientët në nevojë nuk mundet të ndërprehet energjia elektrike në temperatura të ftohta.

“Deri më sot shteti shqiptar, qeveria shqiptare nuk kanë miratuar detyrimin ligjor që i përcakton ligji “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”. Pra jemi 6 vite mos veprim nga ana e qeverisë shqiptare dhe nëse ne do të thonim se kush është fajtori i vdekjes së Liljanës apo i personave të tjerë të cilët vuajnë mungesën e energjisë elektrike është pikërisht Këshilli i Ministrave i cili nuk ka miratuar detyrimin ligjor që ka të bëjë me vendimin që do të përcaktojë kriteret dhe procedurën e përfitimit të klientëve në nevojë. Fatkeqësisht nuk u gjet vullneti për të vendosur në zbatim ligjin për klientin në nevojë. Nevoja bazike e energjisë elektrike në nevojë e konfirmuar edhe sipas institucioneve është rreth 200 kilovatë në muaj për këto familje. 200 kilovatë në muaj do të thotë 1900 lekë të vjetra në muaj”- sqaron Serjani.
Aktivistët kanë vënë në dukje se institucionet publike janë ndër abuzuesit kryesorë të energjisë elektrike por papërgjegjshmëria e shtetit vepron në familjet e varfëra.