Në një njoftim në rrjetin social “Facebook”, Ministra e Brendshme njoftoi mbledhjen e parë të komisionit për njohjen e Pakicave Kombëtare ku ishin të ftuar përfaqësues të institucioneve të përcaktuara, nga Komiteti i Pakicave Kombëtare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Me herët Cra.al ka raportuar për këtë VKM e cila u miratua në Dhjetor të vitit 2024 e cila u miratua pa pasur asnjë konsultim me aktorët e shoqërisë civile, por erdhi si një kërkesë e Bashkimit Evropian për të përmbushur aktet nënligjore të ligjit për Pakicat Kombëtare.
Kjo VKM do të njohë qytetarët e pakicave kombëtare përmes vetdeklarimin por nuk dihet ende si do të realizohet dhe në VKM deklarohet se për 1 vërtetim etnie duhet të paktën 1 muaj të bëhen verifikimet se kush është qytetari dhe kujt pakicë i përket, në këtë komision tashmë I themeluar janë përfaqësues nga Ministritë, Arkiva e Shtetit, përfaqësues nga Pakicat Kombëtare dhe shoqëria civile, por gjatë mbledhjes së organizuar mungonte një përfaqësues i pakicës Egjiptiane, duke sjell problematika që në mbledhjen e parë.
Romët dhe Egjiptianët janë dy nga pakicat që marrin vërtetime etnie për të përfituar nga programet sociale siç është”Subvencioni i Qirasë, Kredia e Butë, përjashtimi nga tarifa për regjistrimin dhe pagesën mujore në kopshte dhe çerdhe publike, bursat e fëmijëve në shkollën fillore si dhe nxënësit që regjistrohen në shkollat profesionale për të marrë tekstet shkollore dhe bursë.
Është e paqartë sesi komisioni i themeluar do t’ë identifikojë Pakicën Egjiptiane, kur mungon në komision, ndërsa për Romët është anëtari i Komitetit për Pakicat Kombëtare z.Erion Xhaibra.
Komiteti për Pakicat Kombëtare njoftoi po ashtu në rrjetet socialet për themelimin e komisionit por nuk dha shpjegime përse mungonte përfaqësuesi i Pakicës Egjiptiane, nga burimet që Cra.al ka treguan se është e pamundur që komisioni të njohë dhe të japë vërtetime për pakicën egjiptiane pa pasur aty një përfaqësues të saj, ligji për pakicat i njeh Egjiptianet si një pakicë me vete dhe nuk mund të jetë dikush tjetër që nuk ka lidhje minoritare me pakicën egjiptiane e cila cilësohet si pakica e dytë më e madhe në Shqipëri sipas Censusit 2023.
EN: The content of this material is not a responsibility of BIRN Albania, SCiDEV and/or Qendra Faktoje and does not necessarily represent the views of the European Union and the abovementioned partners.
AL: Përmbajtja e këtij materiali nuk është përgjegjësi e BIRN Albania, SCiDEV dhe/ose Qendra Faktoje, dhe jo domosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Bashkimit Europian apo partnerëve të sipërpërmendur.