4 faktet që dëshmojnë diskriminimin ndaj romëve dhe egjiptianëve që mbledhin mbetje urbane

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Në muajin Korrik 2020, organizata Qendra për Advokim Social ndihmoi 7 riciklues romë dhe egjiptianë për të dërguar ankesa pranë KMD me qëllimin e diskriminimit të tërthortë nga Policia Bashkia Tiranë.

Ankuesit u shprehen se në datën 15 qershor 2020, në zonën e Kasharit, policia bashkiake ndërmori një aksion për sekuestrimin e materialeve të riciklueshme, që ata i kishin mbledhur për t’i shitur, ata pretendojnë se materialet e riciklueshme u sekuestruan pa asnjë proces-verbal, si dhe veç tyre Policia Bashkiake u bllokoi edhe karrocat me anë të së cilës, ata transportonin thasët me materialet e riciklueshme.

Por kjo nuk është hera e parë që një riciklues përballet me policinë Bashkiake në Tiranë, me dhjetra video në rrjetet sociale kanë dëshmuar sjelljen e policisë ndaj ricikluesëve rom, duke i dhunuar, diskriminuar dhe kanë sekuestruar mbetjet dhe mjetet e transportimit.

YouTube player

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar dhe herë të tjerë mbi abuzimin që Policia Bashkiake ka kryer, Z.Gajda më herët në një intervistë me Community Reporters Albania tregoi se: ky rast është diskriminim i tërthortë pasi veprimi nuk rezulton diskriminues në mënyrë direkte për shkak të racës, por ne kemi evidentuar se pjesën më të madhe të ricikluesëve i përkasin minoritetit rom atëherë edhe veprimet e parregullta  nga ana e policisë bashkiake shkojnë me pjesën më të madhe personave që i përkasin minoritetit Rom.

Gjatë seancës degjimore me institucionin e KMD mori pjesë perfaqësuesi i Policisë Bashkiake Tiranë i cili deklaroi se ricikluesit janë duke kryer vepër penale dhe me karrocat e tyre kanë transportuar mallin e mledhur në kontienerë për përfitimet e tyre.Në minutat e degjesës, ricikluesit u shprehen se gjendja e tyre ekonomike është e vështirë, pjesa më e madhe prej tyre janë të papunë dhe trajtohen më ndihmë ekonomike dhe në këto kushte bllokimi i mbetjeve nga policia është një problematikë e vazhduar prej shumë kohësh.

Edhe për Avokatin e Popullit, sjellja e policisë Bashkiake është shkelje e ligjit, sipas Alket Jaupit masat administrative dhe sekuestrimet e mjeteve nuk janë të bazuara në asnjë ligj, pra në këto raste gjobat nuk janë të ligjshme.

Sipas hetimit që KMD kreu, faktoi përmes provave se:

1-Nuk ekziston një procedurë standarde ligjore për konstatimin, bllokimin dhe shoqërimin e mjeteve dhe mbetjeve të riciklueshme, me anë të së cilës Policia Bashkiake Tiranë të veprojë për të ushtruar funksionet e saj

2-Nga ana e Bashkisë Tiranë nuk janë ndërrmarrë hapa për hartimin e procedurës standarde duke lënë kështu në tagrin e punonjësëve të Policisë Bashkiake mënyrën e veprimit rast pas rasti për bllokimin e mjeteve dhe mbetjeve urbane

3-Mungesa e një procedure standarde ka përballur pikërisht anëtarët e komunitetit Rom dhe Egjiptian me situata të pafavorfshme si në rastin konkret

4-Bashkia Tiranë nuk provoi se kishte ndërmarrë hapa konkrete në kuadër të zbatimin të Planit Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020, sa i përkët formalizimit të grumbulluesëve të mbetjeve të riciklueshme, duke i mohuar kështu edhe mundësinë për të siguruar mjetet minimale të jetesës.

Sipas një studimi të qendrës Epper numri i ricikluesëve në Shqipëri është rreth 13.000 të cilët prej 25 vitesh e kryejnë këtë aktivitet informal, ndërkohë që vetëm në bashkinë Tiranë numërohen rreth 4200 kolektorë nga këto dy minoritetet.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka rrëzuar pretendimin e Policisë Bashkiake se ricikluesit Rom dhe Egjiptian që mbledhin mbetje në kontenierët e Bashkisë Tiranë nuk diskriminohen, duke deklaruar se 7 ricikluesit që u ankuan janë diskriminuar në mënyrë të tërthortë nga Bashkia dhe Policia Bashkia Tiranë.

Më të lexuarat