12 familje Egjiptiane në Uznovë kërkojnë investime    

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Community Reporters Albania udhëtoi javën e shkuar në qytetin e Beratit në lagjen Uznovë ku jetojnë rreth 12 familje të minoritetit Egjiptian, prej kohësh banorët kanë problematika të theksuar në investimeve në infrastukturë, në lagjen e tyre nuk kanë rrugë të shtruara, ndriçim publik dhe kanalizimeve të ujrave të zeza.

30 vjet që banoj në këtë lagje, por çdo vit kemi pasur probleme me ndërrmarrjen e ujësjellësit, ne na kanë kthyer krahët, bashkia na thotë do t’iu vijë rradha, por asgjë, përveç ujit të pijshëm ne kemi problem ujrat e zeza, ne jemi 12 familje, dhe rruga kryesore nga ne është 100 metra.

Po ta shikosh aty është uji i ndotur, gjithmonë në shtëpiat tona ka ujra të zeza pasi nuk kemi kanalizime, dhe nuk është ndërhyrë asnjëhërë, dhe ndriçim nuk ka fare, ka ardhur ndriçimi deri tek “rrethi” por tek ne jo, I kemi pyetur na thojnë që do të vijë rradha.

Vijnë të bashkisë tek ne por vetëm për vota dhe nuk vijnë më asnjëherë, përfundoi z.Përparim Toska, banor i lagjes Uznovë.

Bashkia Berat përmes mbështjetjes së donatëve ndërkombëtarë ka miratuar planin lokal për integrimin e minoriteteve Rome dhe Egjiptianë në bashkinë e saj përmes disa fushave kryesore si investimet në zonat ku ka popullsi rome, egjiptiane, aksesi në shkollë etj.

Konkretisht Bashkia Berat për lagjen e Uznovës ka premtuar “Rehabilitimi dhe sistemimi i kanalizimeve në zonat me popullsi R&E  pikërsiht në zonën Donika Kastrioti, Otllak , Uznovë me fond 3,752,019.00 lek por deri më sot ne terren nuk ka asnjë dëshmi të këtij premtimi.

Një tjetër zonjë e cila jashtë banesës së saj gjendet dhe “gropa” e ujrave të zezë tregon se që kur ka ardhur nuse në këtë lagje prej 30 vitesh kështu e mban mend.

“Pastroj gjithmon kanalin se e kam përpara shtëpisë, dua apo nuk dua, vijnë të bashkisë na thojnë që do bëjmë këtë do bëjmë këtë por asgjë, gjatë dimrit mban shumë erë, del në rrugë nuk kalon dot, as fëmijët nuk i dërgojmë dot në shkollë, po ashtu në rruga është e pashtruar dhe natën nuk ka ndriçim.

Po ashtu dhe banorë të tjerë thanë se këto  ska pasur asnjëhërë investime, edhe autobusin e shkollës e kishim më afër por tani e kanë çuar më larg, banorët deklaruan që janë të rregullt me pagimin e detyrimeve ndaj bashkisë, ujësjellsit dhe Oshee-së.

YouTube player

 

 

Më të lexuarat